E diel, 17 Janar, 2021
-1 C
Tirana

VIDEO/ Ekzekutimi i avokatit në Elbasan, autorit i mjaftojnë disa sekonda

Në 22 Mars të vitit 2019, në ambientet e një lokali në qendër të qytetit të Elbasanit u ekzekutua avokati Ravik Gurra.

Në videon e siguruar nga opinion.al duket autori i cili del nga një automjet, dhe për disa sekonda futet në lokal dhe më pas rikthehet për t’u larguar po me të njëjtin automjet.

E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda pak sekondave, ç’ka do të thotë se autorët kishin studiuar mirë lëvizjet e viktimës dhe se si do të largoheshin.

Dy plumba në kokë e lanë të vdekur në vend avokatin Gurra i cili në ato momente ishte në shoqërinë e dy personave.

Disa minuta pas ekzekutimit policia gjeti një automjet të djegur afër daljes së Elbasanit i cili dyshohet se ishte përdorur nga vrasësit për t’u larguar.

Ravik Gurra ishte avokat i familjes Çapja në Elbasan dhe Emiljano Shullazit. Vrasja e tij dyshohet se mund të ketë ardhur si pasojë e shërbimit të tij ndaj këtyre klientëve por këto mbeten vetëm hipoteza.

Pas më shumë se një viti pas ngjarjes, ajo ka mbetur pa autor dhe pa motiv./Opinion

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...