Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se sateliti “Albania 1” do të lëshohet në hapësirë në muajin mars, ndërsa sateliti “Albania 2” do të lëshohet në hapësirë në muajin qershor të vitit 2022.
Në videon e publikuar nga Rama shihen pamjet e lëshimit të Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. “Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë”, dëgjohet të thotë Rama.
Lajmi në fjalë vjen pas zhurmës së krijoi kreu i qeverisë, pak ditë më parë në Kuvend.
Kryeministri Edi Rama: Pra jemi këtu.
-Po, ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë.
Kryeministri Edi Rama: Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars?
-Po, në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë.
Kryeministri Edi Rama: Po Albania 2? Në qershor…
-Saktë…
Kryeministri Edi Rama: Super
-Kjo është pamje e orbitës ku do lëshohen
Kryeministri Edi Rama: Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë.
-Po, zotëri
Ja se çfarë ka thënë Rama të enjten në Kuvend
“The do blejmë drona. Jo, do blejmë drona, do çojmë edhe satelitë në orbitë. Qeshni, qeshni kur të shikoni satelitët; Shqipëria në orbitë, dhe jo mandatin tjetër, vitin tjetër. “Albania1”, “Albania2” në orbitë. Sepse për ne ky vend nuk është “tokë e xanum” që siç tha ai i foltores bëtë të mundur ndërtimin e një qyteti të tërë pa leje, që ka qenë pretendim për t‘u futur si mrekulli e tetë e botës. Ne shohim shumë larg.
Po ju them prapë, jo drona. Drona po e po, por edhe satelitë, që kontrolli mbi territorin, kufijtë, të kalojë në nivelin e teknologjisë dhe të hiqet nga duart e atyre që kontrollojnë me sy”.