E enjte, 2 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Basha: Vetting politikanëve nga SPAK

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka prezantuar tre propozimet e kësaj force për ndryshimet kushtetuese, ndërsa tha para gazetarëve se sapo ka depozituar në Kuvend amendamentet. Amendamentet e PD-së kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, reformën territoriale dhe Vettingun e politikanëve. Basha u shpreh se amendamentet kanë të bëjnë “me katastrofën e përditshme, që përjetojnë shqiptarët”, si dhe me Vettingun e politikanëve.

“Për të njoftuar pikë së pari se para disa minutash, PD-ja ka depozituar në Kuvend amendamentet kushtetuese në lidhje me tre prioritete absolute për të nxjerrë shqiptarët nga depresioni, kriza, produkt i keqqeverisjes. Ashtu siç ju kam informuar, këto tre çështje kryesore në amendamentet tona kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, përfshirë të gjitha aspektet e saj, edhe patronazhistët të cilët i pret belaja, bashkë me kreun e tyre; për të organizuar përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme hapin e parë për daljen e Shqipërisë nga kriza, që është kthimi i Shqipërisë në shina.

Lënia e pushtetit nuk është dramë. Amendamentet kushtetuese kanë të bëjnë me zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të 30 korrikut, të kaluara pa vullnetin e opozitës, dhe depozitimi i kërkesës për komisionin zgjedhor, për të nisur sa më shpejt punën, me qëllim që reforma zgjedhore me të gjithë komponentët e saj të nisë një orë e më parë.

Amendamenti tjetër ka të bëjë me katastrofën e përditshme, që përjetojnë shqiptarët. Në këtë kuadër, propozimi ynë është i qartë. Në Kushtetutë ekzistojnë ende komunat, akoma ka një vullnet që e kam prekur në çdo tur, për të pasur pushtetin vendor afër qytetarëve. Të shumtë janë ata që mendojnë se me këtë ndarje kanë asgjësuar çdo shërbim, nuk i përgjigjet kërkesave të qytetarëve.

Lexo edhe :   Llampa e Aladinit s’mund ta shndërrojë sondukun e Palokës në arkën e Noes

Kemi paraqitur amendamentin tonë që parashikon bashki urban dhe rurale, pak rëndësi ka nëse do quhen bashki dhe komuna, rëndësi ka që vendos t’i shërbejë qytetarëve. Propozimi i tretë ka të bëjë me vetingun e politikanëve. Koncepti i 2018 për ta pastruar Kuvendin nga politikanë që lidhen me krimin, është objektiv edhe sot, por ka një ndryshim themelor.

Një nga pyetjet që nuk i jemi përgjigjur dot në 2018, se kush do e bëjë Vettingun e politikanëve. Përgjigjja jonë eshtë sot e definuar në propozimin kushtetues, ia kalon këtë detyrë një institucioni të ngritur tashmë, funksionimi i të cilit është ende në provë, dhe kjo është SPAK në tërësinë e saj.

Lexo edhe :   Basha si mëkatari i pakicës së ndritur

Çfarë do kontrollohet? Siç e kemi thënë prej fillimit, pandëshkueshmëria e politikanëve të lartë është një ndër problemet pse nuk ecet para. Vëmendja kryesore është shkëputja e politikës me krimin. Procesi i kontrollit të deklarimit të pasurive ka qënë në kritikë të vazhdueshme dhe numri e niveli i subjekteve që kanë provuar forcën e ligjit është shumë modest. Kemi fakte konkrete që i kemi denoncuar, media i ka publikuar, kemi edhe akuza në të dyja drejtimet.

Pra, akuzat e paprovuara shërbejnë për të mbuluar këtë llum korrupsioni ku është zhytur një pjesë e politikës, duke vjedhur paratë e pronat publike të shqiptarëve. Ky është momenti që siç thotë populli, të ndahet shapi nga sheqeri.

SPAK të marr këta politikanë të lartë dhe t’i fusë në sitën e kontrollit rutinë të kontrollit të familjarëve të tyre, apo të tretëve që menaxhojnë pasuri të paligjshme të politikanëve”, tha Basha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

24 vende të botës me Omicron, OBSH: Rrezik më i lartë i ri-infektimit

Zyrtarët shëndetësorë thonë se varianti i ri i koronavirusit Omicron tani është bërë dominues në Afrikën e Jugut, dhe po nxit një rritje të...

Greqia konfirmon rastin e parë të Omicron. Gjobë kush nuk vaksinohet

Greqia ka raportuar rastin e parë të variantit të koronavirusit Omicron në ishullin e Kretës, njoftoi sot në mëngjes Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos...

Akuzat për “Toyota Yaris”, Balla-Bashës: Kallëzoje penalisht Berishën

Në Kuvend janë rikthyer sërish përplasjet e ashpra ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, në lidhje me ndryshimet në ligjin për "Pastrimin e parave". Kreu i...

4 mijë euro për gradën “Nënkomisar”, SPAK del me njoftimin e rëndësishëm

Një kryekomisar, me detyrë Lektor në Fakultetin e Hetimit pranë Akademisë së Sigurisë si dhe një Inspektor në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor të Policisë...

Basha: Institucionet shtetërore me kod omerta të mafies, pranoni Vettingun

Kryedemokrati Basha, nga Kuvendi bëri thirrje që të pranohet kërkesa për Vettingun në politikë. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Basha...