Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Video/ Kush janë dy shqiptaret simpatike, kandidojnë për deputete në Itali?

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri
Video/ Kush janë dy shqiptaret simpatike, kandidojnë për deputete në Itali?

Dy shqiptare do të garojnë për zgjedhjet  italiane të së dielës. Ato janë  Elona Gaxha,  me profesion infermiere dhe Anita Likmeta, një sipërmarrëse e re, shkruan Tirana Today. Në zgjedhjet parlamentare të kësaj të diele në Itali, do t’i drejtohen kutive të votimit edhe shumë qytetarë shqiptare, që kanë edhe nënshtetësinë italiane. Por kush janë kandidatet me origjinë shqiptare, të cilët kanë vendosur të garojnë në këto zgjedhje?

 Njihuni me Elona Gaxhën, infermieren e re shqiptare, që kandidon si deputete në zonën e Peruxhias për partinë +EUROPA, raporton albanianews.it. 

“Unë jam Elona Gaxha, jam 30-vjeç. Jam me origjinë shqiptare dhe një nënshtetase e re italiane, që nga tetori i vitit 2017. Kam ardhur në Itali që kur kam qenë e vogël. Kam studiuar këtu në qytetin tim, Peruxhia. U diplomova dhe punoj si infermiere. Këtë vit, me marrjen e nënshtetësisë mu dha e drejta, për të marrë aktivisht pjesë në jetën politike, të këtij vendi, Italisë që unë e dua. Kandidoj për dhomën e deputetëve në rajonin e Umbrias. Jam një grua që po kandidoj në një listë, që gjithsesi menaxhohet nga një grua e quajtur Ema Bonino, e cila është një pikë referimi.

Reforma e ligjit të shtetësisë, është një çështje që duhet të trajtohet. Nëse do të bëhemi pjesë e Parlamentit, ne do të flasim për të. Unë vetë kam pasur shumë vështirësi, duke u sjellë vërdallë nëpër zyra pikërisht për shkak të burokracosë që qëndron pas kësaj çështjeje. Gjithsesi kam qenë edhe me fat. Jam mirëpritur nga qyteti i Peruxhias. Duhet t’i them faleminderit Italisë, që sidoqoftë më ofroi mundësinë që të studioja, të investoja për veten. Shpresoj që mund t’ia shpërblej, sikurse ajo ka bërë me mua”, shkruan Tirana Today. 

Ndërsa, më poshtë do të njiheni Anita Likmeta, që kandidon si deputete në zonën e Romës për partinë “10 herë më mirë”.

Anita Likmeta, ka mbaruar studimet për letërsi dhe filozofi në Universitetin e Romës “La Sapienza”, dhe ajo është tani një historiane, shkrimtare dhe dokumentuese.

E lindur në Durrës të Shqipërisë, shkoi në Itali me familjen e saj në moshën 11 vjeç, për herë të parë në qytetin e Pescara dhe më vonë në Romë, ku ajo mori pjesë në Akademinë Arteve “Corrado Pani”.

Më 13 tetor 2013, gazeta “Il Fatto Quotidiano” botoi një artikull në të cilin ajo tregoi udhëtimin që e solli atë në Itali dhe vizionin e saj lidhur me politikat e emigracionit. Që nga janari i vitit 2014 ajo ka shkruar në Huffington Post drejtuar nga Lucia Annunziata. Nga prilli deri në gusht 2015 ajo ka bashkëpunuar për faqen kulturore “IlGiornaleOff de Il Giornale” drejtuar nga Edoardo Sylos Labini, shkruan Tirana Today. 

“Jam Anita Likmeta, jam kandidat e partisë politike “10 Volte Meglio”, në Romë. Është një lëvizje politike që është themeluar nga menaxherë dhe sipërmarrës, të cilët kanë dëshirë për të ndryshuar vendin dhe për ta bërë Italinë një vend më të mirë. Jam një sipërmarrëse italo-shqiptare, jam ajo që sot do një Itali të re.

Ky është dhe një nga motivet që i jam futur politikës, sepse besoj tek një Itali multietnike dhe multikulturore, ku këto të rinj, ne të rinjtë e kësaj gjenerate, me siguri do të ndikojmë në formë domethënëse në të ardhmen e këtij vendi.

Kam qenë një nga ata njerëz që e kam kërkuar nacionalitetin italian dhe ka qenë shumë e vështirë, të mendosh që kam kaq vite që jetoj dhe investoj këtu. Nëse shohim Europen, Italia është ajo që ka politikanët më të plakur. Këtu 40 vjeç konsiderohesh një i ri. Ndërsa në Francë, Spanjë dhe Angli, mund të gjesh politikanë që janë 30 vjeç apo 27 vjeç.

Mendoj që kontributi i të rinjve është thelbësor dhe politika është një punë që duhet ta dish ta bësh, nuk mund të improvizosh. Duhet thënë që besoj në një Europë multietnike dhe multikulturore, shoh të rinjtë që kandidojnë në partitë italiane dhe fillojë të jenë pjesë aktive e kësaj politike. Këto të rinj janë trasmetues të një kulture ndryshe, kanë një vizion ndryshe, këtë gjë partitë politike e shohin si një problem. Ndërsa unë mendoj se këto prurje që po vijnë edhe këtu në Itali do të jetë një faktorë shumë pozitiv.

Mendoj se është thelbësore që mos të rriten këto ndjenja urrejtjeje dhe racizmi sepse e shoh shumë të rrezikshme, prandaj duhet të bëjmë diçka në lidhje më emigrimin. Prandaj them se në një Itali, duhet të ekzistoi një politikë multietnike dhe multikulturore, sepse shumë qytetarë do të mund të japin kontributin e tyre”. TIRANA TODAY

Tags: deputetëdyitalijanëkandidojnëkushshqiptaretsimpatikëVideo

TË LIDHURA

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

18:33 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Next Post
Daçiç në Afrikë/I kërkon një ishulli të tërheqë njohjen e Kosovës

Daçiç në Afrikë/I kërkon një ishulli të tërheqë njohjen e Kosovës

Pas trukimeve edhe doping tek Skënderbeu, Jashanica rrezikon 2 vite

Pas trukimeve edhe doping tek Skënderbeu, Jashanica rrezikon 2 vite

“Fundi i botës”, babë e bijë kryejnë marrëdhënie seksuale në publik

“Fundi i botës”, babë e bijë kryejnë marrëdhënie seksuale në publik

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com