Mbi 100 deputetë dhe ish-deputetë kanë kaluar pa doganë mjetet e tyre luksoze të blera jashtë vendit. Ata kanë shfrytëzuar formalisht një ligj për futjen e “mjeteve të punës”, pa paguar tarifën doganore
Por ky ligj është shkelur me të dyja këmbët ashtu si shumë ligje të tjera në këtë vend. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka futur pa doganë një celular me vlerë 800 euro.
Ndërkohë deputetët dhe ish-deputetë të tjerë kanë futur disa herë makina luksoze me vlerë 10-1100 mijë euro. Mes tyre bien në sy edhe ish-ministra si Flamur Noka, Halim Kosova, Nard Ndoka, Anastas Angjeli, Bashkim Fino apo Genc Pollo.
Nisja e një Vetingu për pasuritë e politikanëve, është më se i domosdoshëm. Ai do të zbulonte shumë zullume të tjera, dhe ndoshta do të spastronte disi politikën shqiptare.
Në parim palët kanë rënë dakord, me përjashtim të LSI-së që propozoi pak kohë më parë “vitin zero”. Pra faljen e atyre që kanë vjedhur, dhe zbatimin e Vetingut për ata që do të kapen në shkelje të ligjit këtej e tutje.
Por Vetingu i politikanëve, do të ketë sukses vetëm nëse Vetingu në gjyqësor, arrin të prodhojë një sistem realisht të pavarur dhe të pa korruptuar.
TIRANA TODAY