Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Video/ “Dikush duhet t’ia mbyllte gojën”, ish-mafiozi flet për vrasjen e parë

8 vjet ago
in Të Gjitha, Video Galeri
Video/ “Dikush duhet t’ia mbyllte gojën”, ish-mafiozi flet për vrasjen e parë

Xhon Alite, ish-mafiozi shqiptaro-amerikan ka treguar historinë e jetës së tij në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan.

Ish-gangsteri i famshëm ka treguar vrasjen e tij të parë, marrëdhënien me familjen Gambino në SHBA në vitet ’80-’90 dhe kush spiunoi i pari në FBI.

Xhon Alite thekson se nuk ka qenë ai personi i parë që spiunoi. Ka qenë vet Goti dhe personat e tjerë të kësaj familje që nisën të flisnin me autoritetet federale amerikane. Kur nisi historia e bashkëpunimit me FBI-në, Xhon Alite thotë se ka qenë në burg.

Ish-mafiozi shqiptaro-amerikan ka treguar gjithashtu se gjatë gjithë viteve kur ka punuar për familjen Gambino, ka fituar në total rreth 40 milionë Dollarë.

Si ka mundësi që jeni ende gjallë?

Xhon Alite: Të qenurit shqiptar, kam kaluar çdo lloj situate, të përshtatem dhe t’ia arrij qëllimit.

Kur u ndatë duhej të ndodhte diçka, ose Xhon duhej të vritej ose ai? Të dy janë gjallë.

Xhon Alite: Goti sa herë ka pasur nevojë për diçka, kur duhej shkrepur pushka, ai më merrte në telefon dhe unë mbaroja punë. Ai nëse ka shpëtuar, është sepse unë kam ndryshuar. Nëse është akoma gjallë, është sepse unë kam hequr dorë nga ajo jetë. Ai akoma beson që unë do ta vras sa i shkruan letra FBI-së që Xhon Alite mund të më vrasë, por unë nuk kam ndërmend t’i bëj asgjë.

Në 2013 Xhon Alite merr vesh që donin ta vrisnin…

Xhon Alite: Me të shkruar më kanë vrarë 1000 herë.  Më kanë akuzuar në gjyq që kam qëlluar 60 veta. Nuk mbaja llogari atëherë. Nëse do kërkojnë të më vrasin, e dinë se çfarë jam unë në gjendje të bëj. Mafia është biznes. Nuk fitojnë para nëse më vrasin mua. Aq më tepër që sot unë kam ndryshuar dhe dua t’u flas të rinjve që të mos bëjnë atë jetë. Shkoj në shkolla, burgje për fëmijë dhe flas duke treguar atë lloj jete dhe që jap mesazhin se ajo lloj jete nuk duhet ndjekur. Fëmijët tanë nuk duhet të ndjekin atë rrugë. Ky është mesazhi. Fëmijëve të mi u them, mos u merrni me krime, jo me aspekte të këqija të jetës. Por të shkojnë të punojnë, të shkojnë në shkollë, të bëjnë një gjë të mirë.

Kush ishin rregullat e Gotit?

Xhon Alite: Më kërkonte mua të vrisja njerëz, por i thotë policisë që jam unë ai që i bëj këto gjëra. Ne nuk duhej të ngacmonin gratë e shokëve, ndërsa Goti plaku ngacmonte gratë e të tjerëve kur burrat e tyre ishin në burg.

Xhon Alite kishte lidhje me vajzën e Gotit. A ishte kjo arsyeja?

Xhon Alite: Është e thjeshtë të manipulosh të rinjtë. Kam besuar shumë te Goti plaku, dhe kur vajza e tij m’u afrua unë isha shumë i ri dhe kisha dëshirë të bëhesha si Goti. Vajza që ishte pjesë e familjes, ishte pjesë e asaj jete dhe më tërhiqte. Ata thonë që nuk e kanë ditur, por unë mendoj se ata e kanë ditur.

Nuk e kishin problem apo jo?

Xhon Alite: Në atë periudhë që unë me vajzën e Gotit plakut kishim afrimitet, ajo ishte e martuar.

E mban mend krimin e parë që bëre bashkë me Gotin e vogël? Vrasjen e parë?

Xhon Alite: Personi në fjalë përmendte emrat e familjes Gambino, sidomos Gotin. Bënte para duke përmendur emrin e atyre. Është paralajmëruar që mos ta përmendte dhe kur u përsërit, dikush duhet t’ia mbyllte gojën.

Sa para fitoje?

Xhon Alite: 1 milionë Dollarë në muaj, në total 30-40 milionë Dollarë duke punuar me Gambino.

A ka mbetur gjë nga këto para?

Xhon Alite: Vetëm çorapet! Kur hyn në probleme të tilla, qeveria t’i merr të gjitha paratë. Disa milionë kanë shkuar vetëm për avokatët.

Si do t’u përgjigjesh gjithë skeptikëve që thonë se Xhon Alite spiunoi Gambinot?

Xhon Alite: Ka mjaftueshëm dokumentacione që unë nuk jam kapur kurrë duke folur, nuk më kanë kapur kuurë me drogë, me armë. kam qenë i pastër. poliia nuk ka pasur mundësi të më korruptijë. unë kpërfundoj në burg dhe të tjerët flasin kundër meje. Kanë qenë 12 njerëz që kanë folur para meje. Shoku im i ngushtë, Xhon Goti i riu ka tentuar të flasë me qeverinë. Ai e ka bërë këtë. Ndërkohë që unë isha në burg.

Kam bashkëpunuar me FBI, jam kundërpërgjigjur ndaj atyre që kanë folur për mua. Goti ka thënë që kam folur për kundërshtarët. Në jetën tonë, nëse fillon flet me qeverinë, urdhri është që duhet të vritesh. Ky person shkon ulet me ata. Kam shpenzuar gati 18 vite në burg .

Mjaftojnë 18 vite burg për të hequr nga ndërgjegjia vrasjet që ke bërë?

Xhon Alite: Jo nuk mjaftojnë. Kjo është pjesë e të shkuarës sime. Nëse po bëj këtë gjë sot, që të ndihem më mirë.

Pse nuk shkon te prifti?

Xhon Alite: Sepse nëse flas me personat dhe i shpjegoj se çfarë e pret në atë lloj jete, praktikisht i kam shpëtuar jetën. /tvklan.al

Tags: Dikushduhetfletgojënish-mafiozimbyllteparëTIAvrasjen

TË LIDHURA

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
Rrëfemi prekës i babait të Xhafer Matës: Takimi i parë me Xhuljetën, djali qante!

Rrëfemi prekës i babait të Xhafer Matës: Takimi i parë me Xhuljetën, djali qante!

Del dëftesa/Enver Hoxha ngeli katër herë në të njëjtin vit, si e dogji bursën

Del dëftesa/Enver Hoxha ngeli katër herë në të njëjtin vit, si e dogji bursën

“Me rëndësi regjimi pa viza”, propozimi i ri për Ballkanin Perëndimor

“Me rëndësi regjimi pa viza”, propozimi i ri për Ballkanin Perëndimor







JU REKOMANDOJMË

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Ilir Meta dëshmon në SPAK, : më informuan se protesta do të ishte e dhunshme, do mbyllej me vrasje

Ilir Meta dëshmon në SPAK, : më informuan se protesta do të ishte e dhunshme, do mbyllej me vrasje

15:18 | 18/12/2025




TË FUNDIT

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5
Showbizz

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5

by mirseda
00:44 | 24/12/2025
0

Një mekanizëm i ri nominimesh është shfaqur në edicionin e pestë të Big Brother VIP. Katër banorët...

Surprizat nuk kanë fund, kush është banorja e radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5

Surprizat nuk kanë fund, kush është banorja e radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5

00:06 | 24/12/2025
Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

23:57 | 23/12/2025
Për herë të dytë në Big Brother/ Kush është banorja më e re që bëhet pjesë e shtëpisë

Për herë të dytë në Big Brother/ Kush është banorja më e re që bëhet pjesë e shtëpisë

23:18 | 23/12/2025
Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4!

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4!

22:48 | 23/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com