Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Me rëndësi regjimi pa viza”, propozimi i ri për Ballkanin Perëndimor

8 vjet ago
in Kryesore, Rajoni

Në një koment për Ballkanin Perëndimor, dy eurodeputetët Hannes Swoboda dhe Maria Eleni Koppa shprehin fuqimisht mbështetjen e tyre për integrimin e këtij rajoni në Bashkimin Europian, duke thënë se hapi i rëndësishëm dhe i guximshëm duhet të hidhet nga vetë Unioni i pari.

Duke e quajtur mjaft të rëndësishme strategjinë për Ballkanin Perëndimor të prezantuar në shkurt, dy eurodeputetët thonë se nga Samiti i Selanikut në 2003 deri sot e vetmja gjë e rëndësishme që është bërë për këtë rajon është regjimi pa viza, raporton ecfr.eu. 

“Megjithatë, BE duhet të bëjë lëvizje më të guximshme në këtë rrugë. Ne besojmë fuqishëm se është koha për të bërë më shumë. Kemi nevoje për ide të reja që mund të plotësojnë dhe ri-forcojnë strategjinë, duke ofruar një impuls të ri për integrimin e rajonit në strukturat e BE. Armiku ynë më i fortë në rajon është zhgënjimi i njerëzve për shkak të proceseve të komplikuara dhe afateve të gjata, gjë që përfundimisht mund të çojë në një ndjenjë të dorëheqjes nga ana e vendeve në rajon”, shprehen ata.

Swoboda dhe Koppa kanë një propozim me tre hapa si një kornizë për një afrim të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në.

E para është krijimi i një komiteti sigurie mes BE dhe Ballkanit Perëndimor. “Ajo që nevojitet është një kuadër efikas bashkëpunimi institucional për çështjet e sigurisë në formën e një komuniteti të sigurisë BE-Ballkan. Kjo përfundimisht duhet të çojë në një komiteti të sigurisë”.

Hapi i dytë sipas dy eurodeputetëve është pjesëmarrja në fondet strukturore, që aktualisht janë vetëm për vendet e BE-së. “Masa e parë do të ishte të kthehej Procesi i Berlinit në një proces të BE-së, një proces komunitar i Bashkimit dhe ta integrojë atë në strategjinë e para-pranimit, me një rol të veçantë për Komisionin Evropian. Kjo do të ishte një qasje që kërkon të adresojë çështjet ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mund të jetë një nxitës i bashkëpunimit ekonomik rajonal, rritjes dhe qëndrueshmërisë. Fondet strukturore – aktualisht të rezervuara vetëm për shtetet anëtare – duhet të hapen për vendet kandidate në këtë kuadër”, thonë ata, shkruan Top-Channel. 

“Hapja e negociatave duhet të jetë parakushti bazë, por pjesëmarrja në fondet strukturore duhet të jetë gjithashtu e kushtëzuar nga progres i prekshëm në fushën e sundimit të ligjit dhe fusha të tjera specifike, si bashkëpunimi i ngushtë rajonal”, thuhet më tej në propozimin e tyre.

Hapi i tretë i propozimit të tyre është statusi i vëzhguesit në mbledhjet e Këshillit. “Pas mbylljes së kapitujve 23 dhe 24, vendet kandidate mund të marrin statusin e vëzhguesit në mbledhjet formale dhe informale të Këshillit, veçanërisht në fushat e drejtësisë, çështjeve të brendshme, politikës së jashtme, të mbrojtjes, energjisë dhe politikës sociale”, propozojnë Swoboda dhe Koppa.

Ata janë të mendimit se procedurat e gjata të deritanishme krijojnë një zhgënjim pasi sipas tyre, nuk ofrojnë asnjë perspektivë reale apo rezultate të prekshme.

Tags: Ballkanin PerëndimorpropozimiRegjimirëndësiviza

TË LIDHURA

Aktualitet

Zhduket pa gjurmë 35-vjeçari në Tiranë, prej tre ditësh familjarët nuk kanë asnjë kontakt me të

14:45 | 06/06/2026
Aktualitet

Ekstradohet në Greqi 46-vjeçari shqiptar, dyshohet për grabitjen me pasojë vdekjen e një 65-vjeçari

14:19 | 06/06/2026
Aktualitet

“La pas një foshnjë 8-muajshe”/ Hapet GoFundMe për familjen e policit të vrarë Enea Mekolli

14:04 | 06/06/2026
Next Post

Pas goditjes së dënimit, “The Guardian”: Truri i tij duhet... (Video)

Si Botërori çliroi forcat e errëta të nacionalizimit dhe racizmit

Video/ "Nuk kam djalë, si do i bëhet hallit tim?" Rama lë takim me qytetaren







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Rama: I njëjti brand i Katarit do ndërtojë Zvërnecin

by mirseda
15:44 | 06/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me debatin publik për projektin turistik të Zvërnecit, duke...

Koçiu: Turizmi rritet me investime, “Rilindja Urbane 2.0” zhvillon qytetet

14:54 | 06/06/2026

Zhduket pa gjurmë 35-vjeçari në Tiranë, prej tre ditësh familjarët nuk kanë asnjë kontakt me të

14:45 | 06/06/2026

Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës

14:28 | 06/06/2026

Ekstradohet në Greqi 46-vjeçari shqiptar, dyshohet për grabitjen me pasojë vdekjen e një 65-vjeçari

14:19 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com