Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

(VIDEO) Dikur dhe sot/ Çfarë bëjnë çiftet te Liqeni?

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri
(VIDEO) Dikur dhe sot/ Çfarë bëjnë çiftet te Liqeni?

Nga: Anxhela Ferra

Para viteve ’90 Liqeni i Tiranës ishte një nga vendet më të frekuentuara kryesisht nga çiftet. Kjo pasi ishte një nga vendet e vetme në kryeqytet, për të kaluar disa momente të bukura dhe intime. Edhe sot Liqeni vazhdon të jetë një nga zonat më të vizituara, por jo më nga çiftet. Më së shumti janë familjarët dhe mosha e tretë të cilët kalojnë disa orë.

Por ku shkojnë çiftet e reja sot?

“Unë vija me burrin, më pas dhe më fëmijët çdo të diel, hanim drekë, merrnim byrek dhe qëndronim gjatë. Çiftet e reja nuk i shoh të vijnë më te Liqeni. Më shumë janë të moshuarit. Ata shkojnë nëpër hotele, me makina. Janë shtuar shumë gjëra. Por, edhe këtu te Liqeni para pak vitesh ka qenë për faqe të zezë. Sipër te kodrat ishte ngritur një grup prostitucioni. Një shitëse që ishte aty lartë i shikonte dhe shkonin ato gocat e i kërkonin të merrte nga ato mbrojtëset. Asaj i vinte turp të shiste nga ato. Po shyqyr që i kapën dhe e mbyllën.”

Të moshuarit thonë për Tirana Today se në ato vite Liqeni frekuentohej shumë nga çiftet, të cilët uleshin në stola. Ose dilnin për piknik dhe me familjarët e vetë.

“Kur ishim të rinj, vinim më shpesh. Në atë kohë kishte shumë raste kur vinin maniakë dhe vetëm rrinin të shikonin çiftet. Kurse sot, janë më të lirë. Edhe në mjedise publike ka çifte të rinj të cilët puthen. Po të isha i ri tani dhe unë kështu do të kisha vepruar.”

“Edhe në kafe që shkojnë sot, mendjen e kanë të celulari. Kurse ne në atë kohë nuk kishim nga këto gjëra. Bënim më shumë shaka, muhabete të ndryshme. Ishte më mirë atëherë.”

“Në atë kohë çiftet vinin dhe uleshin nëpër stola. Dihet që atëherë ishte vetëm Liqeni dhe të dashuruarit nuk kishin ku të shkonin tjetër.”

Çiftet e sotme në vende të tjera

Ndërkohë të rinjtë shprehen për Tirana Today se përherë e më pak, Liqeni është një destinacion i çifteve për të kaluar çaste romantike. Kjo pasi ka më tepër alternativa.

“Një ditë mund të jetë nga Liqeni, një ditë tjetër në kafe, restorant etj. Gjithmonë varet nga nevojat ditore. Ndaj ne kemi më shumë mundësi zgjedhje, pse mos t’i shfrytëzojmë?! Liqeni nuk e ka më atë peshë që ka pasur dikur për çiftet.”

“Kanë ndryshuar kohërat, shkojmë më shumë nëpër lokale, ambiente të ndryshme. Vijmë shumë rrallë të ulemi në stola apo të kalojmë orë të gjata këtu.” TIRANA TODAY

Tags: ciftekomunizemLiqeni Artificialsotte moshuarittë rinjtëtirane

TË LIDHURA

Nis shembja e shkëmbinjve në malin e Torovicës, rrezikonin prej vitesh banorët
Aktualitet

Nis shembja e shkëmbinjve në malin e Torovicës, rrezikonin prej vitesh banorët

13:28 | 27/03/2026
Prokuroria e Tiranës çon në gjyq disa persona, mes tyre administratorin e kompanisë TIBO
Aktualitet

Prokuroria e Tiranës çon në gjyq disa persona, mes tyre administratorin e kompanisë TIBO

12:52 | 27/03/2026
Ngrica dhe acar! Reshje intensive bore në Llogara, probleme me qarkullimin e mjeteve
Aktualitet

Ngrica dhe acar! Reshje intensive bore në Llogara, probleme me qarkullimin e mjeteve

12:23 | 27/03/2026
Next Post
Shpallet fituesi për Milot-Balldren, qeveria jep 10 milionë euro për 18 km rrugë

Shpallet fituesi për Milot-Balldren, qeveria jep 10 milionë euro për 18 km rrugë

Rama i prerë: Bixhozi financohet nga krimi i organizuar, cenon sigurinë kombëtare

Rama i prerë: Bixhozi financohet nga krimi i organizuar, cenon sigurinë kombëtare

Hahn: Iu hapëm negociatat, por mos u kënaqni kaq shpejt

Hahn i prerë: Kosova nuk është kushti i vetëm i Serbisë për hyrjen në BE







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Nis shembja e shkëmbinjve në malin e Torovicës, rrezikonin prej vitesh banorët
Aktualitet

Nis shembja e shkëmbinjve në malin e Torovicës, rrezikonin prej vitesh banorët

by mirseda
13:28 | 27/03/2026
0

Ka nisur ndërhyrja për shkatërrimin e shkëmbinjve në malin e Torovicës, në Lezhë, të cilët prej kohësh...

Dalin fotot e vrasësit Saraiva në gjykatë, Daily Mail: U paguan 1 milion euro për vrasjen e Nikulajt

Dalin fotot e vrasësit Saraiva në gjykatë, Daily Mail: U paguan 1 milion euro për vrasjen e Nikulajt

13:18 | 27/03/2026
Prokuroria e Tiranës çon në gjyq disa persona, mes tyre administratorin e kompanisë TIBO

Prokuroria e Tiranës çon në gjyq disa persona, mes tyre administratorin e kompanisë TIBO

12:52 | 27/03/2026
Ngrica dhe acar! Reshje intensive bore në Llogara, probleme me qarkullimin e mjeteve

Ngrica dhe acar! Reshje intensive bore në Llogara, probleme me qarkullimin e mjeteve

12:23 | 27/03/2026
Urdhër-arrest për drogë, aktorja turke kthehet dhe përballet me drejtësinë

Urdhër-arrest për drogë, aktorja turke kthehet dhe përballet me drejtësinë

12:08 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com