Trofeu shkon në Romë! Të kaltrit e Mançinit triumfuan me penallti ndaj Anglisë. Anglezët janë tërbuar nga humbja, ndërsa kanë dhunuar italianët sapo kanë dalë nga stadiumi. Këto pamje janë bërë virale, duke dëshmuar se humbja është e papranueshme për ta.
Italianët iu rrëmbyen kupën e Evropës pikërisht nga shtëpia, nga Wembley i Londrës.
England fans beating up Italian fans cause they lost. Good job guys making urself look like crazy cunts pic.twitter.com/1UErIQVtqd
— Allie is trans now (@AllieCeleste_) July 11, 2021
Një grup tifozësh dhunojnë kundërshtarët e tyre në mënyrë brutale, dhe e gjitha kjo ndodh në prani të policisë, e cila e ka patur të pamundur për të ndërhyrë.
Finalja në Wembley nisi në mënyrën më të çmendur për anglezët, pasi kaluan në avantazh që në minutën e dytë me Luke Shaw. Ky gol jo vetëm që shtangu të besuarit e Mançinit, por ishte edhe më i shpejti në historinë e një kampionati Europian.