E shtunë, 31 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

‘Delta’/Imunologu: S’ka vend për panik, vaksinat kanë mekanizmat mbrojtës

Situata epidemiologjike në vend është e stabilizuar, ku rastet e shtrimeve në spital nuk janë më të shifrave të larta. Teksa numri i vdekjeve ka rënë, madje prej disa ditësh nuk janë raportuar viktima, me shqetësim është varianti Delta. Imunologu Kristaq Berxholi thotë se nuk ka vend për panik, pasi vaksinat që kanë dalë në treg kanë mekanizmat e nevojshëm për të garantuar mbrojtjen e duhur.

“Vaksinat që janë në përdorim, kanë një mekanizëm të fuqishëm, mbrojnë njeriun nga sëmundjet e rënda dhe të mesme. Duhet të keni parasysh që infeksioni është tjetër gjë dhe sëmundja është tjetër gjë. Jo të gjitha rastet e infeksionit përfundojnë me sëmundje. Në rast se përfundojnë me sëmundje, një rol për parandalimin luajnë vaksinat.

Të gjitha llojet që janë në Shqipëri kanë të garantuar mbrojtjen e njeriut nga format e rënda dhe shtrimet në spitale. Krijon mbrojtje 100 përqind që domethënë se njerëzit nuk pësojnë sëmundje me shenja klinike, të intubohen dhe të vdesin”, tha virologu në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.

Varianti Delta i koronavirusit është gjetur në më shumë se 80 vende, që kur u zbulua për herë të parë në Indi. Emrin e mori nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila emërtoi variante të ndryshme sipas shkronjave të alfabetit grek. Ekspertët thonë se varianti Delta përhapet më lehtë për shkak të mutacioneve që e bëjnë të futet më mirë në qelizat e trupave tanë. Studimet kanë treguar se vaksinat që aktualisht po përdoren (AstraZeneca, Pfizer-BioNTech dhe Moderna) funksionojnë kundër varianteve të reja, përfshirë variantin Delta.

Lexo edhe :   Pas shfaqjes në Wuhan, Kina përballet me shpërthimin më të keq të koronavirusit
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përfundon aventura e Erkand Qerimaj, i 9-ti në renditjen e përgjithshme

Erkand Qerimaj ka dalë i 9-ti në renditjen e përgjithshme të peshëngritjes në Lojërat Olimpike “TOKIO 2020”. Peshëngritësi shqiptar garoi në kategorinë deri në...

Shqipëria nuk ka as të majtë e as të djathtë!

Nga: Enio Civici Zgjedhjet përfunduan. Qeveria është surprizë. Opozita u konsolidua në pozicionin e saj. Pandemia vazhdon, vaksinimi po ashtu. SPAK-u fatmirësisht po dëgjohet. Temperaturat...

FOTO/ Amal Clooney shtatzënë? Ja çfarë thotë çifti

Më herët u pretendua se George dhe Amal Clooney ishin në pritje të binjakëve. Por duket se këto kanë qenë në kuadrin e thashethemeve,...

Teatri/ Veliaj nga Tokyo: Vendimi nuk bie ndesh me atë të Kushtetueses

Nga Tokyo, kryebashkiaku Veliaj ka komentuar vendimin e qeverisë, që i kalon në pronësi truallin e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për "News24", Veliaj...

Një raport objektiv, që mjerisht nuk e ndihmon Shqipërinë

Nga: Preç Zogaj Objektiv: ky mund të ish te vlerësimi me një fjalë të vetme i raportit përfundimtar të OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet e 25 prillit....