E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, pranga 31-vjeçarit

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Uniformat blu arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet M.A., 31 vjeç, banues në fshatin Balëz e Poshtme, Elbasan.

Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit V. M., 32 vjeç ( i cili është shpallur në kërkim policor), ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një kompjuter, një aparat celular dhe 80.500 lekë që dyshohen se janë përfituar nga lojërat e fatit.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin: M.A., 31 vjeç, banues në fshatin Balëz e Poshtme, Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit V. M., 32 vjeç ( i cili është shpallur në kërkim policor), ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një kompjuter, një aparat celular dhe 80.500 lekë që dyshohen se janë përfituar nga lojërat e fatit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Trafikantët e koka*nës përplasin policinë tek "Ura Dajlanit"

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...