E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

Silva Bino: Nëse do të kemi raste me Delta, do rishikohen masat

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino, ka pohuar se nëse në vend do të konfirmohen raste të variantit Delta, atëherë do të ketë rishikim të masave anti-Covid. Gjatë ditëve të fundit, është vënë re se qytetarët nuk po zbatojnë aspak masat ndaj pandemisë, ku nuk ruhet distanca dhe nuk mbahet maska në ambientet e mbyllura.

Duke marrë shkas edhe nga vendet e tjera sa i takon mutacionit Delta, mund të ketë rishikim të masave. Komiteti Teknik i Ekspertëve është duke diskutuar në lidhje me alertin e Deltës, pasi ky mutacion infekton mbi 40 % më shumë se varianti britanik.

“Nëse do të kemi raste me Delta, natyrisht që do të ketë rishikim të masave. Nëse do të vërejmë bile edhe rritje të numrave të rasteve apo grumbullimeve, natyrisht masat do të rishikohen. Imuniteti natyror nuk është i mjaftueshëm, duhet vaksinimi i plotë me të dyja dozat, është ai që të mbron nga të gjitha variantet”, tha Bino për ‘Top Channel’.

Më herët, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se ka sinjale se varianti Delta ka mbërritur në Shqipëri. Disa mostra janë dërguar drejt laboratorit në Gjermani, për të bërë vlerësimin e mëtejshëm nëse kemi të bëjmë me variantin Delta në vendin tonë apo jo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...