E premte, 22 Janar, 2021
9 C
Tirana

Vetëflijimi/ “Çfarë lexonim në Bibël, ia bënim Anisës”, rrëfimi tronditës i vajzës që shpëtoi

Një ngjarje horrori ndodhi pak ditë më parë në Tiranë. Një familje e cila u vetëflijua, për të përjetuar më tej ringjalljen. 30-vjeçarja Anisa Josifi kishte më shumë se 1 vit që kishte vdekur, por trupi i saj mbahej në shtëpi nga e ëma, Zhaneta dhe e motra Blerta, me idenë se do ringjallej.

Kjo ngjarje shokuese e cila mori vemendjen edhe të mediave të huaja, ndodhi në lagjen e Kombinatit në Tiranë. Nëna dhe vajza po predikonin veprime ekstreme, për të ringjallur Anisën. Rrinin me ditë të tëra pa ngrënë, e lyenin trupin e saj me vaj e uthull, për të mos u dekompozuar dhe nuk pranonin të takonin askënd muajt e fundit.

“Abcnews.al” ka siguruar të dhënat e ekspertizës që i është bërë trupit të 30 vjeçares. Siç raportohet edhe në ekspertizën, nëna e Anisës, Zhaneta Josifi ka ndërruar jetë vetëm një ditë para se policia të ndërhynte në shtëpinë e tyre.

Ekspertiza ka konstatuar se Anisa dhe Zhaneta Josifi kanë ndërruar jetë për shkak të mos ushqyerjes, pasi gratë ndiqnin ritet e një sekti fetar të krishterë, sipas të cilit pas kësaj sakrifice ato prisnin ringjalljen në krah të Jezusit për të jetuar në Parajsë.

Që të mos përballeshin me askënd, me familjarët, komshinjtë apo policinë, ato kishin lidhur me litar derën e jashtme. Në shtëpi janë gjetur dy Bibla si edhe fletushka të tjera me përmbajtje fetare të krishterë.

Blerta ka rrëfyer se kishin qenë fillimisht me “Dëshmitarët e Jehovait”, dhe më pas tek Kisha Ungjillore në Tiranë. Ajo ka treguar se nuk kishin ngrënë prej 40-45 ditësh dhe pinin vetëm ujë duke pritur ringjalljen e Anisës. “Çfarë lexonim në Bibël, ia bënim Anisës dhe prisnim të ringjallej”, tregon Blerta Jofisi.

Lexo edhe :   Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krizë totale, Liverpooli humbet ndaj modestëve të Anglisë

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë...

Vrasja e Aleks Nikës, Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të Berishës

10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin...

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike...

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...