E mërkurë, 20 Janar, 2021
7 C
Tirana

Vendimi i fundit/ Qeveria mbyll klubet e natës dhe diskot

Qeveria ka rikthyer kufizimet si pasojë e shpërthimit të koronavirusit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi mbylljen e diskove, klubeve të natës dhe lounge bareve.

Pas shifrave në rritje të të infektuarve, ministrja Manastirliu ka përcjellë sot vendimet më të fundit, ku në fuqi janë edhe gjobat. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

Po kështu ndalohet muzika pas orës 20:00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.

Kjo masë vjen si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve, dhe moszbatimit të protokolleve të sigurisë nga ana e këtyre lloj biznesesh.

Njoftimi

🔴 Me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili:
– Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.
– Ndalon muzikën pas orës 20:00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.

🟢Ministrja Manastirliu: Prioriteti ynë Nr.1 është mbrojtja e jetës së qytetarëve. Me vetëm këtë prioritet në mendje, do të marrim të gjitha masat e nevojshme.

Lexo edhe :   Rritet numri i të infektuarve, edhe 4 viktima nga Covid-19

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Ti e di që unë fitova”/ Publikohet letra që Trump i la Bidenit

Publikohet letra që Donald Trump i ka lënë pasardhësit të tij në Zyrën Ovale, Joe Biden. Trump edhe në çastet e fundit të tij të...

Jozefina Topalli tregon kushtin e fortë për t’u bashkuar me Partinë Demokratike

Kryetarja e Partisë “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli thotë se bashkimi i së djathtës është i rëndësishëm por thekson se nuk mund të bëhet...

Parlamenti grek voton zgjerimin në Jon/ Mitsotakis: Rama na dha të drejtë

Pas dy ditësh diskutime, parlamenti grek ka aprovuar më shumicë votash projektligjin me anë të të cilit, Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale nga...

Sondazhet e shtuara janë lajm i mirë

Nga: Astrit Patozi Denduria e pazakontë sondazheve dhe sidomos diferencat e tyre të mëdha me njëra-tjetrën janë në fakt sondazhi më i mirë se të...

Dy vëllezërve nga Mirdita u sekuestrohen 5 mln euro pasuri e paligjshme (Emrat)

Një aksion i madh policor ka ndodhur së fundmi në Tiranë, motivi i të cilit është sekuestrimi i pasurive që janë vënë në mënyrë...