Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Veliera” një pastrim parash, avokatja: Ja pse do të vazhdojë të mbetet gërmadhë!

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Veliera” një pastrim parash, avokatja: Ja pse do të vazhdojë të mbetet gërmadhë!

Pas një përballje ligjore e cila zgjati më shumë se 2 vite, shoqëruar me protesta nga shoqëria civile, Gjykata e Apelit ka ndezur dritën jeshile vazhdimit të projektit Veliera në Durrës. Kështu Gjykata e Apelit vendosi që ndërtimet të vazhdojnë edhe në zonën arkeologjike A, e kundërshtuar fortë nga arkeologë dhe shoqëria civile.

Avokatja e cila merret me këtë çështje, Mirela Cela Jorgo në një intervistë për Tirana Today thotë se ky është një akt i paprecedentë. Kjo pasi sipas saj gjyqtarët e çështjes kanë marrë vendimin papritur pa marr parasysh vendimet e palës paditëse.

“Gjykata Administrative e Apelit këtu në Tiranë, në të cilën gjyqtar ishte Kastriot Selita  fare papritur jep vendimin dhe thotë që pushohet ankimimi që ne kishim bërë. Si edhe prishet vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative. Ne jo vetëm duhet të qajmë që nuk na u pranua ankimimi, por edhe prishjen e atij vendimi, i cili ishte pjesërisht i drejtë. Edhe pse nuk ishte i shprehur i saktë që projekti “Veliera” është i jashtëligjshëm.

Ne kërkuam në Gjykatën Administrative të Apelit që projekti “Veliera” të anulohej plotësisht si një akt administrativ i pavlefshëm dhe që shkatërron plotësisht Trashëgiminë Kulturore. Por edhe trupi gjykues i kësaj gjykate tërhiqet në mënyre absurde në Dhomën e Këshillimit duke anuluar vendimin për shqyrtimin gjyqësor të datës 13 shkurt 2019 dhe vendosjen e pushimit të gjykimit. Një maskaradë në të gjithë këtë kalvar gjykimesh të këtij procesi maratonë.

I gjithë gjykimi i procesit Veliera si në Gjykatën e Apelit dhe në atë të Apelit Administrativ u bë në Dhomë Këshillimi pa dëgjuar pretendimet tona.”

Avokatja e njohur thotë për Tirana Today se një nga arsyet përse çështje është pushuar lidhet me një konflikt të krijuar me ambientalistin Sazan Guri. I cili sipas saj, dorëzoi një ankimim të dytë për të njëjtën çështje, por jashtë afatit ligjor. Kështu Gjykata morri parasysh ankimimin e bërë prej Gurit.

Gjyqtari i Apelit Arben Vrioni një nga pikat ku është kapur ka qenë që ankimimi është bërë jashtë afatit. Kjo pasi kishte marr për bazë ankimimin e Sazan Gurit dhe nuk kishte marr për bazë ankimimin tim si avokate e çështjes. Kur unë bëra ankimimin në Apel për të kundërshtuar mbylljen e kësaj dosje, duke kundërshtuar vendimin e Shkallës së Parë Durrës, ishte brenda afateve. Sazan Guri bën dhe një ankimim tjetër ku kishin kaluar afatet. Dhe një tjetër përse Arben Vrioni e pushoi si çështje ishte fakti që thoshte se ne nuk ishim ‘viktima akuzuese’. Kjo pasi nuk jemi dëmtuar nga vepra penale, që presupozoni se është e tillë. Më fal a ka arsyetim më idiot se ky dhe të thuash që ti nuk je prekur nga dëmi?! Kur ky është një dëm që na prek gjithë opinionin dhe është një e mirë publike që shkatërron arkeologjinë dhe trashëgiminë kulturore.

Aty kanë folur dhe ekspertët, edhe pse neve e kemi kundërshtuar fortë në gjykatë. Ekspertët ishin jo të rregullt në ekspertizën e tyre. Sepse edhe e pranonin që shkelej zona arkeologjike A, por edhe deklaronin që dëmi nuk është i madh. Domethënë unë ty të vras, nuk të vras shumë, por pak. Është diçka absurde.”

Jorgo akuzon kryetarin e Bashkisë Durrës Vangjush Dako për shpërdorim detyre. Si edhe bën përgjegjëse për këtë projekt monstruoz siç ajo e quan, edhe Ministrinë e Kulturës. Ndërkohë bën të ditur se beteja ligjore e shoqërisë civile nuk do të ndalet.

“Ne do të bëjmë ankimimin në Gjykatën e Lartë, e cila natyrisht që është e bllokuar sepse do dy vite që të formohet. Le të ngelet ‘Veliera’ një gërmadhë dhe si një emblemë e korrupsionit të një kryetari bashkie, i cili ka marr paratë për të bërë një vepër monstruoze. Për mendimin tim aty është më tepër një pastrim parash, sepse nuk kishte pse bëhej në atë pjesë të qytetit. Aty gjëja e parë që po bëhet, nuk është vetëm hapësira e projekt ‘Velierës’. Por, aty gjithmonë e më shumë po zgjerohet ky projekt dhe po ngushtohet pjesa e  pronarëve të cilët kanë pronat e tyre rreth këtij projekti. Pra, është një çështje shumë e ndërlikuar, por shumë e thjeshtë për tu kuptuar. Kemi veç një shtet që abuzon me të mirën publike, trashëgiminë kulturore dhe në fund i jep shkelmin pronarëve, të cilët janë pronarët aktualë të asaj pjese.” / TIRANA TODAY

Tags: apelonavokatjadurresgërmadhëGjykataMirela Cela Jorgondërtimipastrim parashprojekti Velieravendimi

TË LIDHURA

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

22:05 | 18/10/2025
“Zbërthehen” telefoni, banesa dhe zyra/ SPAK kontroll te drejtori i Ballukut në OSHEE, Enea Karakaçi
Aktualitet

“Zbërthehen” telefoni, banesa dhe zyra/ SPAK kontroll te drejtori i Ballukut në OSHEE, Enea Karakaçi

20:45 | 18/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë
Aktualitet

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Next Post
Hapja e negociatave/ Eurodeputeti: Nuk ka kohë për të humbur, qeveria dhe opozita duhet…

Hapja e negociatave/ Eurodeputeti: Nuk ka kohë për të humbur, qeveria dhe opozita duhet...

E cilësoi si një nga dhjetë më të bukurat, poezia e analistit që i pëlqen Ramës

Arrestimi i Dakos? Rama u jep ‘porositë’ deputetëve me një sms

Fregata amerikane sulmohet me 5000kg eksploziv, por mbijeton (video)

Fregata amerikane sulmohet me 5000kg eksploziv, por mbijeton (video)







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com