Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Veliaj shpalos projektet: Si ndryshon Tirana nëse marr sërish mandatin

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Veliaj shpalos projektet: Si ndryshon Tirana nëse marr sërish mandatin

Në studion e emisionit “Opinion”, Erion Veliaj ka “shpalosur” ndryshimet që do të ndodhin në Tiranë, nëse ai merr një mandat të dytë.  Ajo që për Veliajn është më kryesorja, është edhe përfundimi i Bulevardit të ri që projekton Tiranën e 100 viteve të ardhshme.

“Bulevardi i ri sot i ndërtuar nga Grimshaw. Kush do udhëtojë nga ky muaj në Stamboll hapet aeroporti i ri i Stambollit që është më i madhi sot në Europë do shohë të njëjtën kompani që ka bërë bulevardin e ri. Ngeci ai projekt 4 vite. Rama negocioi gjithçka deri tek financimi. U bllokua me një tabelë aty : S’na lë Edi Rama. Si s’të lë Edi Rama? Ti dy vite ishe me Saliun, kë gënjen? 2 vite me Saliun kush te pengoi ty për ta bërë?”, tha Veliaj.

Sa i përket Unazës së Re, Veliaj siguroi pas përfundimit të procedurave, brenda këtij viti, një pjesë e punimeve do të jetë realizuar.

“Unë besoj që brenda këtij viti jo vetëm do jetë bërë një pjesë e punimeve por do jetë normalizuar situate”, tha ai. Por projektet infrastrukturore do të vijojnë edhe me rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”. “Do të rivitalizohet edhe Bulevardi “Zogu I” për t’u lidhur me Bulevardin e ri”, theksoi Veliaj.

“Rehabilitimi i bulevardit Zogu i Parë-Rikonstruksion i gjithë fasadave me veshje termike, termoizolim. Do ketë rikonceptim më të madh të hapësirave në kryqëzime. Do jetë një zgjatim me të njëjtën cilësi si Sheshi Skënderbej”, nënvizoi Veliaj.

Transformimi i Piramidës

“Piramida e Tiranës është konceptuar që të ruajë efektin e hipje-zbritjes. Një ministacion ku ti mund të kesh një ekspo, një vend-pushimi, të gjitha të lëvizshme. Në disa vende do ruhen pjesët rrëshqitëse, në disa vende të tjera do jenë me shkallë. Do jetë ekzaktësisht një ballkon belvedere mbi majën e piramidës. Brenda do ndahet ne klasa të ndryshme, një shkollë alternative për gjithë fëmijët e Tiranës 5-15 vjeç, kryesisht për kurse të teknologjisë së informacionit”

Ndërtimi i terminalit të autobusëve te kthesa e Kazmës:

“Terminali te kthesa e Kamzës, konceptuar nga Grimshaë. Unë besoj se pjesa e stacionit të autobusëve mbaron për dy vjet. Pjesa e stacionit të trenit është diçka jashtë kompetencës sime, do e ndjekë Belinda dhe ministria e saj”.

Puna do të vijojë edhe me ndërtimin e 17 shkollave të reja duke i dhënë fund pas 30 vitesh mësimit me dy turne në kryeqytet.

Kopsht Zoologjik

“Pjesa e kopshtit Zoologjik do ketë hyrje të re. Do bashkohet me kopshtin Botanik dhe aty shpresojmë do ketë mbi 200 të punësuar, pra duam ta trajtojmë edhe si një park të madh argëtimi. Ambiente didaktike. Jemi duke parë mundësinë që një teatër Kukullash të jetë këtu. Parkimi është i gjithi nëntokësor. Besoj do të fillojmë para zgjedhjeve punimet për Kopshtin e ri Zoologjik. Është I ndarë në tre faza. Secila fazë zgjat nga një vit. Brenda mandatit do kemi Kopshtin zoologjik”./Opinion.al

Tags: mandatinMarrndryshonNëseprojektetsërishshpalosTiranaVeliaj

TË LIDHURA

Ndjekje si në filma! Kanosën policinë me armë, arrestohet 43-vjeçari dhe i mituri në Shkodër
Aktualitet

Ndjekje si në filma! Kanosën policinë me armë, arrestohet 43-vjeçari dhe i mituri në Shkodër

09:46 | 10/03/2026
Hidhet shorti në Gjykatën e Lartë, shqyrtohet rekursi i Belinda Ballukut
Aktualitet

Hidhet shorti në Gjykatën e Lartë, shqyrtohet rekursi i Belinda Ballukut

09:28 | 10/03/2026
E rëndë: Ndërron jetë në aeroportin e Stambollit ish-drejtori sportiv i Vllaznisë, Engin Firat
Aktualitet

E rëndë: Ndërron jetë në aeroportin e Stambollit ish-drejtori sportiv i Vllaznisë, Engin Firat

09:23 | 10/03/2026
Next Post
Harta/ Ku jetojnë dhe punojnë 1 milion emigrantët shqiptarë në Europë

Harta/ Ku jetojnë dhe punojnë 1 milion emigrantët shqiptarë në Europë

Vrasja e avokatit të Shullazit, gazetarja: Policia në Elbasan e inkriminuar

Vrasja e avokatit të Shullazit, gazetarja: Policia në Elbasan e inkriminuar

Rama kritika edhe mediave të huaja, Zheji: Kryeministri është shumë rëndë (Video)

Rama kritika edhe mediave të huaja, Zheji: Kryeministri është shumë rëndë (Video)







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Të shtëna drejt shtëpisë së Rihanna-s, arrestohet një grua
Showbizz

Të shtëna drejt shtëpisë së Rihanna-s, arrestohet një grua

by mirseda
09:59 | 10/03/2026
0

Një incident i rëndë ka ndodhur pranë banesës së këngëtares së njohur Rihanna në Los Angeles, ku...

Ekspozitë fotografike në Vlorë, në kuadër të 40-vjetorit të muzeut “Onufri”

Ekspozitë fotografike në Vlorë, në kuadër të 40-vjetorit të muzeut “Onufri”

09:54 | 10/03/2026
“I kemi thyer kockat regjimit iranian”, Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende

“I kemi thyer kockat regjimit iranian”, Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende

09:51 | 10/03/2026
Ndjekje si në filma! Kanosën policinë me armë, arrestohet 43-vjeçari dhe i mituri në Shkodër

Ndjekje si në filma! Kanosën policinë me armë, arrestohet 43-vjeçari dhe i mituri në Shkodër

09:46 | 10/03/2026
“Janë të egër, të paparashikueshëm!”/ Gjinishi shpjegon skenarët, ç’mund të ndodhë me luftën në Iran

“Janë të egër, të paparashikueshëm!”/ Gjinishi shpjegon skenarët, ç’mund të ndodhë me luftën në Iran

09:30 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com