E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
-0.5 C
Tirana

Vrasja e avokatit të Shullazit, gazetarja: Policia në Elbasan e inkriminuar

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” mbrëmjen e djeshme tha se ekzekutimi i avokatit Ravik Gurra në Elbasan ka tronditur sistemin e drejtësisë.

Sipas saj, avokatët, prokurorët dhe gjyqtarët ndihen të rrezikuar e të pa mbrojtur, ndërsa shton se vrasja dyshohet të jetë bërë më pagesë.

Më tej, gazetarja nënvizon se një pjesë e policisë në Elbasan është e inkriminuar.

“Vrasja e avokatit ka bërë që të tronditet sistemi i drejtësisë.  Kjo bën që të ketë frikë te avokatët, prokurorët, gjyqtarët. Vrasja ka dyshime se është bërë me pagesë, por kjo nuk është kategorike, pasi hetimet do të tregojnë përfundimin. Unë kam qenë vetë në Elbasan. Mund të them, duke njohur terrenin nga afër, se një pjesë e policisë në Elbasan është e inkriminuar. Në Elbasan, vrasja është regjistruar me kamera dhe është ose paaftësia totale ose inkriminimi arsyeja se pse nuk zbardhet ngjarja”, tha Lala.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

8 gra dhe 8 burra: qeveria gjermane hap rrugën për barazi gjinore

Për herë të parë në 16 vjet, Gjermania do të drejtohet nga një burrë. Por megjithëse Angela Merkel po ia dorëzon kancelarinë një pasardhësi...

OBSH: Vaksinat duhet të funksionojnë kundër variantit Omicron

Vaksinat ekzistuese duhet të mbrojnë ende njerëzit që kontraktojnë variantin Omicron nga rastet e rënda të Covid, thotë një zyrtar i Organizatës Botërore të...

Fishekët e Yuri Kim, kapsolla deri më sot…

Nga: Eduard Zaloshnja Pasi Sekretari i Shtetit Blinken e shpalli Berishën persona non grata, Ambasadorja Yuri Kim, tek shkallët e ShQUP-it, u bëri thirrje anëtarëve/votuesve të PD-së...

Escobar me agjendë të qartë kundër korrupsionit, shmanget takimi me Metën

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vjen në Tiranë me një agjendë të qartë kundër korrupsionit të politikanëve shqiptarë. Ambasada e...

“Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë”, Rama uron të rinjtë për 8 dhjetorin

Në ditën e Rinisë, kryeministri Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku thotë se kjo datë i kushtohet vetëm të rinjve. “MIRËMËNGJES dhe me...