Ndërsa bota po gëzohet dhe po përgatitet për vaksinimin për parandalimin e infektimit me Covid-19, një tjetër version i koronavirusit duket se po bëhet sërish kryefjala e ditëve të fundit.
Shkencëtarët që po merren me studimin e këtij lloji të ri, mendojnë se ky version i ri i Covid-19 ka qenë i pranishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që në mesin e nëntorit dhe që atje mund të ketë me qindra të infektuar tashmë.
“Nëse do të duhej të thoja pak a shumë një shifër, do të thoja që ka të ngjarë që qindra njerëz të jenë të infektuar”, tha Michael Worobey, shefi i departamentit të ekologjisë dhe biologjisë evolucionare në Universitetin e Arizonës.
“Imagjinoni numrin e udhëtarëve të infektuar që largohen nga Londra, numër që po rritet në mënyrë eksponenciale”, tha Trevor Bedford, profesor i asociuar në sektorin e vaksinave dhe sëmundjeve infektive të Qendrës së Kërkimit të Kancerit Fred Hutchinson.
Shkencëtarët britanikë kanë rënë në gjurmët e llojit të ri të koronavirusit që nga 20 shtatori në Kent, një qark në juglindje të Londrës.
Worobey dhe Bedford thonë se lloji i ri i virusit ka mbërritur në SHBA që në mes të nëntorit. Të dy shkencëtarët, si dhe shumë shkencëtarë të tjerë në botë, kanë studiuar sekuencat gjenetike të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, për të parë nëse ndonjëra përputhet me variantin që është shfaqur në Mbretërinë e Bashkuar.
Deri më tani, ata nuk kanë gjetur asnjë të përbashkët, por ata thonë se kjo ndodh për shkak se sistemi i mbikëqyrjes amerikane nuk po i zbulon dot ato.
Përfaqësues të shëndetësisë pajtohen gjithashtu me këtë mendim. “Ju me të vërtetë duhet të supozoni se është këtu tashmë dhe duhet të tregojmë sa më shumë kujdes, dhe sigurisht nuk është lloji dominant, por nuk do të çuditesha aspak nëse tashmë është këtu”, është shprehur Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.
“Mund të jetë në Shtetet e Bashkuara dhe ne mund të mos e kemi zbuluar akoma”, tha të hënën ndihmës sekretari për shëndetin Admirali Brett Giroir.
Varianti i ri koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, akoma nuk është identifikuar se është e pranishme në Shtetet e Bashkuara, thonë përfaqësues nga qendrat e SH.B.A.-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në një përmbledhje shkencore të postuar në faqen e tyre të martën.
Sidoqoftë, thuhet se vetëm rreth 51,000 nga 17 milion raste të SH.B.A.-së që kanë arritur të identifikohen, janë zbuluar më këtë infeksion të ri.
“Duke pasur parasysh numrin e vogël të infeksioneve të SH.B.A.-së që janë zbuluar, varianti mund të jetë tashmë në Shtetet e Bashkuara pa u identifikuar siç duhet”, tha CDC. Për të zbuluar mutacione të reja të një virusi, mostrat mblidhen nga pacientët e infektuar dhe pastaj i nënshtrohen renditjes gjenetike, duke parë renditjen e shkronjave në kodin e tij gjenetik për çdo gjë të re. Në SH.B.A., vetëm një numër relativisht i vogël i mostrave kalojnë nëpër këtë proces zbulimi.
“Që nga 15 nëntori – rreth kohës kur varianti i ri që u shfaq në Mbretërinë e Bashkuar gjatë kohës që mund të ketë mbërritur në SH.B.A. – studimet gjenetike janë bërë në forma virusesh të gjetura në rreth 300 njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe në rreth 9,000 në Mbretërinë e Bashkuar, tha Worobey.
“Ne po ecim të verbër”, tha Worobey. “Ndoshta një variant tjetër i ngjashëm me koronavirusin po përhapet me frekuencë të lartë, por ne thjesht nuk po e shohim atë”.
Përfaqësues zyrtarë shëndetësorë thonë se hulumtimi i deritanishëm tregon se ndryshimet duket se e bëjnë virusin më të transmetueshëm, por nuk duket se ky variant shkakton sëmundje më të rëndë.
Ata gjithashtu thonë se në këtë pikë, duket se vaksina do të funksionojë akoma kundër variantit të ri të shfaqur në Mbretërinë e Bashkuar. Muajin e kaluar, CDC nisi një program të mbikëqyrjes së përhapjëes së këtij lloji të ri të virusit, ku shtetet do të dërgojnë të paktën 10 mostra dy herë në javë për analiza. Agjencia pret që programi të jetë i zbatuar plotësisht në janar.
Burimi i lajmit: https://edition.cnn.com/2020/12/22/health/uk-coronavirus-variant-surveillance/index.html
Përshtatur nga TIRANA TODAY