E hënë, 18 Janar, 2021
7 C
Tirana

Rama flet për vaksinën, ja kur do mbërrijë në Shqipëri

Aktualisht e gjithë vëmendja është tek vaksina. Nga ana e ekspertëve të shëndetësisë është përfolur gjatë tre muajve të parë të vitit të ardhshëm, por ende nuk dihet një datë e saktë.

Për këtë çështje është pyetur kryeministri Rama, i cili ndonëse nuk dha një datë se kur do të nisë vaksinimi në Shqipëri, u shpreh se po punohet intensivisht në këtë drejtim dhe se vaksinën mund ta disponojmë në dy muajt e parë të 2021.

“Ne punojmë çdo ditë për këtë çështje. Tjetër thuhet në media, dhe tjetër është realiteti. Shifrat e vaksinave që po marrin vendet e mëdha, janë më të ulta se pritshmëritë. Do kuptoni që tjetër gjë lëviz pas ekraneve dhe portaleve.

Problemi është që kërkesa është më e lartë sesa oferta, dhe është ku e ku më e vogël se nevoja. Është problem i madh në fazën e parë. Mos harroni që në SHBA është vendosur ndalimi i eksportit të çdo sasie dhe Pfizer, sasinë kryesore e ka në SHBA.

Nuk del asnjë dozë drejt vendeve të tjera. Po komunikojmë me të treja kompanitë dhe shtete mike, BE ka marrë një vendim në këndvështrimin tim goxha për të ardhur keq që për vendet e Ballkanit Perëndimor, do të jepen tepricat.

Këtu nuk ka teprica, sepse ka shumë më pak. Po flas me shtete mike pa përmendur emra. Kam folur për dy muajt e parë, por nuk dua të jap të dhëna se mund të jetë më shpejt dhe më vonë. Brenda 2 muajve të ardhshëm nis vaksinimi”, përfundoi kryeminstri Rama.

Lexo edhe :   Rama publikon hartat: Ja si e shiti Berisha detin në vitin 2008 (Foto)
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...