E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Vala e dytë e COVID-19, Franca zgjeron shtrirjen e shtetrrethimit

Franca do të zgjerojë shtrirjen e shtetrrethimit, për shkak të rritjes së të infektuarve. Kryeministri francez, Jean Castex, ka thënë se do të vendoset një fashë orari kufizuese për të paktën gjashtë javë.

Franca ka vendosur të zgjerojë shtetrrethimin e natës duke mbuluar 54 nga 101 zonat e saj administrative, dhe më shumë se dy të tretat e popullsisë, njoftoi sot kryeministri francez Jean Castex.

“Shtetrrethimi midis orës 21:00 dhe 06:00, që aktualisht zbatohet në nëntë qytete kryesore, përfshirë Parisin dhe Marsejën, tani do të mbulojë edhe qytete, fshatra dhe zona rurale, për të paktën gjashtë javë”, tha ai.

Castex theksoi se në valën e dytë aktuale të COVID-19, normat e infektimeve janë rritur me 40 % në një javë, dhe tani qëndrojnë në 251 për 100 000 banorë në mbarë vendin. Kryeministri francez Jean Castex ka paralajmëruar se muaji nëntor do të jetë një sprovë. “Muaji nëntor do të jetë një sprovë, tashmë e dimë këtë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...