E premte, 28 Janar, 2022
9.5 C
Tirana

Rama parashtron projektin e godinës së re të Bibliotekës Kombëtare

Në ceremoninë e 100-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë fjalimit se do të finalizojë projektin e nisur për ndërtimin e godinës së re të këtij institucioni. Ai tha se do kishte qenë më bukur që ky 100-vjetor të bëhej në godinën e re të Bilbiotekës Kombëtare, por kjo rrugë u ndërpre nga tërmeti dhe pandemia e koronavirusit.

“Është një fatkeqësi më vete që në një moment kaq të vështirë për bibliotekën Kombëtare kur kremtimi i 100-vjetorit është një detyrim, koha e keqe në të cilën ky 100-vjetor ndodh na detyron të jemi shumë kopracë në këtë kremtim në aspektin e hapësirave. Kjo është vërtetë për të thënë faleminderit për zgjedhjen e bërë në këtë ekspozitë që është dëshmi shumë e madhe.  Shpresoj që pavarësisht kufizimeve miqtë e librit të mund të përjetojnë këtë emocion të veçantë dhe të marrin mbresën që është e radhë.

Do kishte qenë më bukur që këtë 100-vjetor ta kremtonin në godinën e bibliotekës së re kombëtare por projekti i nisur me shumë dëshirë dhe i futur në procesin e formësimit të tij, mbase gaboj por kam përshtypjen që në krahun tim të djathtë është drejtorja me të cilën kemi punuar për të futur në rrugë projektin. Rrënojat e tërmetit që duhen kthyer në shtëpi, iu mbivendos edhe goditja e rëndë për shkak të Covid-it. Megjithatë projekti e ka nisur rrugën e tij dhe unë kam besim se do të shkojë deri në fund edhe pse nuk mund ta them sot se kur po jo pa diskutim jo aq gjatë dhe aq vonë sa është vonuar deri më sot në rrugën e gjatë të kërkesës legjitime të atyre që janë të lidhur me bibliotekën për të pasur bibliotekën e re”, u shpreh Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fakte të panjohura mbi shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave

Ju ndoshta mund t’i njihni emrat e këtyre figurave historike të shkencës, si dhe zbulimet e tyre më të famshme. Por ndoshta mund të...

Pas acarit, rikthehen reshjet e shiut. Si do të jetë moti për këtë fundjavë

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë, në pjesën më të madhe të...

Shp*rthimi në banesën e Dukës, 34-vjeçari i arrestuar me shenja dj*gie në dorë

34-vjeçari i arrestuar për vendosjen e tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, rezulton me shenja djegie në dorë....

Pa të dashurën me shokun e tij, detaje nga sherri me th*ka në Berat

Detaje të reja janë hedhur në dritë sa i takon sherrit me thika në Berat, ku dy persona përfunduan me plagë të shumta në...

Faza e fundit e konfliktit dhe fati i “Foltores”

Nga: Ergys Mërtiri Pas muajsh tensione që degjeneruan deri në konfrontim fizik, përplasja Basha-Berisha po fillon të zbehet, ndërsa revolucioni i organizuar nga foltorja shkon...