E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

SHBA: Trump, Biden përballë njëri-tjetrit në debatin e fundit

Presidenti republikan Donald Trump dhe rivali i tijdemokrat, ish nënpresidenti Joe Biden, debatojnë enjten mbrëmje, hera e fundit përparazgjedhjeve presidenciale 3 nëntorit gjendenballë për ballë.

Kandidatët, të dy në të 70-at, ndërprenëvazhdimisht njëri-tjetrin, megjithëse zoti Trump më shpesh se zoti Biden, në debatin e tyre prej mbi90 minutash në fund të shtatorit, një përplasje qëdisa ekspertë amerikanë të shkencave politike e përshkruan si debatin presidencial amerikan më tëkeq ndonjëherë.

Por këtë herë, Komisioni i pavarur për DebatetPresidenciale ka vendosur ta mbyllë mikrofonin enjerit kandidat, ndërsa tjetri flet për dy minuta nëpërgjigje të pyetjeve për gjashtë çështje që kazgjedhur moderatorja Kristen Welker e “NBC News”.

Komisioni tha se mendon se nëse as PresidentiTrump as demokrati Biden nuk përpiqen tëndërpresin njëri-tjetrin gjatë komenteve hapëse dyminutëshe, votuesit amerikanë – të paktën atarelativisht të paktë që thonë se janë ende tëpavendosur se si do të votojnë – mund të krijojnënjë ide më të qartë se në ç’drejtim do ta çojë vendinsecili prej tyre kur të marrë detyrën në 20 janar.

Pas dy minutave të përgjigjeve, mikrofonët e kandidatëve do të hapen përsëri dhe një skenarpërplasjesh si herën e parë mund të përsëritet. Kandidatët Trump dhe Biden shkëmbyen një vargtalljesh, fyerjesh dhe komentesh me thumba ndajnjëri-tjetrit, me ndërprerjet që e bënin të vështirëhere pas here për shikuesit që të ndiqninshkëmbimet.

Debati i dytë presidencial, beteja për votuesit e pavendosur

The code has been copied to your clipboard.

width px height px

The URL has been copied to your clipboard

No media source currently available

0:002:530:00

Direct link

Shumë gjëra kanë ndryshuar midis debatit të parëdhe atij të së enjtes, i cila mbahet një një sallëdebatesh në Universitetin Belmont në Nashville, Tenesi.

Një debat i dytë i planifikuar për javën e kaluar u anulua pasi zoti Trump u prek nga koronavirusidhe u shtrua në spital për tre net. Kjo e bërikomisionin të vendoste që kandidatët të debatoninvirtualisht, por zoti Trump refuzoi dhe takimi u anulua.

Çka është më e rëndësishme, miliona amerikanëtashmë kanë vendosur në lidhje me zgjedhjet, me më shumë se 43 milion njerëz që kanë hedhurvotën here me postë ose personalisht. Shumë kanëthënë se gjatë pandemisë së pakontrolluar tëkoronavirusit në Shtetet e Bashkuara, ata donin tëshmangnin kontaktin me votuesit e tjerë në radhëte gjata të pritshme në qendrat e votimit në ditën e zgjedhjeve.

Shumë votues demokratë që favorizojnë Biden thanë se dëshironin të ishin ndër të parët qëvotuan për të larguar zotinTrump, duke e bërë atëpresidentin e tretë në detyrë të Shteteve tëBashkuara në katër dekadat e fundit, që do tëhumbiste garën për rizgjedhje për një mandat tëdytë.

Votuesit republikanë shpesh u kanë thënëanketuesve dhe gazetarëve se ata synojnë tëvotojnë personalisht në ditën e zgjedhjeve, siç ka qenë traditë për dekada në zgjedhjet kombëtareamerikane. Debati i së enjtes mund të jetë shansi ifundit më i mirë për zotin Trump, që të ulëepërsinë e zotit Biden në sondazhet kombëtare.

Demokrati Biden, me gati një gjysmë shekulli nëskenën politike amerikane si senator amerikandhe ish-nënpresident në administratën e ish-Presidentit Barack Obama, mban një epërsi prej 9 ose 10 përqind ndaj zotitTrump në sondazhetkombëtare, por epërsia e tij në shtetet që pritet tëpërcaktojnë rezultatin e përgjithshëm është sarreth gjysma e asaj të përgjithshme.

Gazetarja Welker e televizionit NBC thotë se ajo do t’i pyesë kandidatët në lidhje me përpjekjet e tyrepër të kontrolluar koronavirusin që ka shkaktuarvdekjen e 221,000 vetëve në Shtetet e Bashkuara. Temat e tjera do të përfshijnë familjet amerikane, çështjet racore në SHBA, ndryshimin e klimës, sigurinë kombëtare dhe udhëheqjen.

Në një intervistë në Fox News të martën, Presidenti Trump sulmoi moderatoren Welker si”plotësisht e politizuar” dhe sulmoi Komisionin e Debateve si të njëanshëm kundër tij. Presidenti thase nuk është i kënaqur me vendimin për të mbyllurmikrofonët e kandidatëve gjatë deklaratave hapësedy minutëshe dhe pretendoi se debati duhej tëishte përqëndruar në politikën e jashtme në vend të pandemisë së koronavirusit dhe çështjeve tëtjera të politikës së brendshme.

Zoti Trump ka vazhduar fushatën me tubime tëmëdha të mbështetësve këtë javë, duke velrësuarenergjinë që ai beson se ato i shtojnë fushatës së tijdhe duke besuar se ato janë thelbësore për të fituarnjë mandat të dytë. Zoti Biden, ndërkohë, ka qëndruar larg syve të publikut që nga fundjava e kaluar, në shtëpinë e tij në shtetin lindor tëDelaware për t’u përgatitur për debatin.

Fushata Trump ka premtuar të përballet me Biden për një çështje që mungoi në debatin e parë – akuzat se djali i Bidenit, Hunter përdori lidhjet e babait të tij ndërsa ishte nënpresident për të bërëmarrëveshje fitimprurëse biznesi në Ukrainë dheKinë.

Bill Stepien, menaxheri i fushatës së Trump, tha nënjë deklaratë këtë javë, “Nëse media nuk do t’i bëjëJoe Biden këto pyetje, presidenti do t’i bëjë dheBiden nuk do t’i shamget dot”.

Zoti Biden i ka quajtur pyetjet në lidhje me djalin e tij “një fushatë shpifjesh”, por nuk i ka adresuarpublikisht akuzat specifike në lidhje me marrëveshjen e Hunter Bidenit, përfshirë fakttinqë ishte anëtar në bordin e një kompanieukrainase të gazit natyror për të cilën, sipasmediave amerikane , ai paguhej 50,000 dollarë osemë shumë në muaj.

Nuk dihet se si mund t’u përgjigjet Biden pyetjevenë lidhje me transaksionet financiare të djalit të tijështë diçka, dhe nëse aido të ngrejë pyetje në lidhjeme shumat e mëdha që korporatat dhe qeveritë e huaja kanë shpenzuar për qëndrime në hotel dheloja golfi në pronat e zotit Trump gjatë presidencëssë tij.

Aaron Kall, një trajnues debatesh në Universitetine Miçiganit, tha se rezultati i debatit është “edhekëtë radhë shumë më i rëndësishëm përPresidentin Trump”. Zoti Kall tha se PresidentiTrump “ka më pak hapësirë për gabim” sepsendarjet partiake dhe votimi i parakohshëm kanëlënë më pak votues të pavendosur sesa në disazgjedhje të fundit presidenciale të SHBA – ndoshtamë pak se 5% të elektoratit, sipas sondazhevekombëtare.

“Trump do të ketë pritshmëri më të ulëta për këtëdebat duke pasur parasysh sa dobët doli herën e parë” në shtator, tha zoti Kall.

“Nëse ai bën një paraqitje të mirë, kjo mund ta largojë koronavirusin nga titujt e mediave tëpaktën për një periudhë të shkurtër kohe.”

Sa i përket zotit Biden, profesori Kall tha se “Duke pasur parasysh epërsinë e tij të vazhdueshme nësondazhe, Biden nuk ka nevojë të ofrojë njëparaqitje të jashtëzakonshme ose diçka të tillë. Fushata e tij është e kënaqur me gjendjen e garësaktualisht dhe do të ishte e lumtur me një zgjatje tëpacaktuar të kësaj gjendjeje”.

Por ai shtoi se “ashtu si gjatë debatit të fundit, ai duhet të ruhet nga ndonjë gafë e madhe që mundtë ndryshojë tonin e garës në një moment kritik.”/VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...