E martë, 25 Janar, 2022
-4.5 C
Tirana

COVID 19, nga NATO 60 respiratorë për Shqipërinë

Autoritetet shqiptare morën sot në dorëzim nga NATO, 60 respiratorë dhuratë, që do të përforcojnë kapacitetet mjekësore për t’u përballur me pandeminë e COVID 19-së

Pajiset mjekësore, të cilat formalisht ministria e Mbrojtjes ja kaloi asaj të Shëndetësisë, janë pjesë e një donacioni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Aleancën. Për kryeministrin Edi Rama ato “janë kuptimplotë jo vetëm në aspektin e aktit, të gjestit, por edhe në aspektin e ndihmës konkrete në fuqizimin e sistemit. Nga sot edhe këta respiratorë do të jenë në vijën e zjarrit për të mbrojtur e për të shpëtuar jetë”, deklaroi ai.

Nga ana e saj ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se brenda vitit, me financim të qeverisë shqiptare, pritet të mbërrijnë dhe 44 respiratorë të tjerë modern.

Ndihma e sotme, vjen në një moment kur në Shqipëri, numri i pacientëve ka ardhur duke u rritur, veçanërisht në dy javët e fundit, paralelisht me një shtim të ndjeshëm të rasteve me të infektuar.

Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë konfirmuar 302 të prekur të rinj, nga të cilët 173 të prekur në Tiranë e cila cilësohet vatra më e nxehtë e epidemisë, 30 raste në Lushnje, 12 raste në Fier, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë, 8 raste në Gramsh, 5 raste në Krujë dhe Librazhd, 4 raste në Has dhe Peqin, 3 raste në Durrës, Korçë, Lezhë, Mat, 2 raste në Përmet, Delvinë, Tepelenë, dhe 1 rast në Pukë, Pogradec, Dibër, Përrenjas, Memaliaj, Kolonjë. Në ttal numri i të infektuarve është 18.250 persona.

Rastet e reja u konfirmuan pas 1405 testimeve, duke treguar dhe një herë se pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe te infektuarve) mbetet i larte ne kuotat e 21.4 përqind. Pozitiviteti është tregues i nivelit të transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Edhe në 24 orët e fundit tre persona të tjerë kanë humbur jetën: një 62 vjeçar dhe një 80 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese. Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 465 persona që kanë humbur jetën.

Në të dy spitalet ku trajtohen të sëmurët me shenja klinike, janë 258 pacientë nga të cilët 13 në terapi intensive dhe 6 të intubuar.

Që prej një jave autoritetet kanë vënë detyrimin për përdorimin e maskave edhe në mjediset e hapura. Policia e cila është ngarkuar për të mbikqyrur zbatimin e këtij rregulli, ka deklaruar se shumica e qytetarëve po e respektojnë atë, ndërsa njofton për disa qindra gjoba të vendosura çdo ditë. Kryeministri Edi Rama, edhe një herë theksoi sot se përballja e Koronavirusin është një luftë tejet e vështirë. “Dua t’i lutem e t’i përgjërohem të gjithë atyre që nuk duan ta besojnë se sa e vërtetë dhe sa e vështirë është kjo luftë dhe mbyten në lugët e ujit të teorive të konspiracionit, apo të thashethemeve e llafeve që janë thjesht fukarallëk nëpër klube, duke e përqeshur rrezikun. Ju lutem, të mos e vështirësojmë më tutje këtë. Ju lutem të gjithë atyre që sot ushtrojnë aktivitetin e tyre në restorante, ushtrojnë aktivitetin e tyre nëpër bare, të mos e përqeshni rrezikun, të mos e sfidojnë shtetin, të mos e konsiderojnë tolerancën dhe mirëkuptimin tonë për vështirësitë e tyre si një dobësi dhe të mos vënë në rrezik jetën e tyre, të familjeve të tyre, por dhe të njerëzve, të cilëve u shërbejnë. Janë protokolle të përcaktuara që duhen respektuar. Çdo lek më shumë është i rëndësishëm për ata që merren me biznes, aq më tepër në këtë kohë të vështirë, por humbja që do të pasonte nga kjo sjellje përqeshëse ndaj rrezikut do të ishte katastrofike”, theksoi kryeministri./VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...