Kryeministri francez Jean Castex ka bërë të ditur se qeveria Franceze ka marrë masa për të mbajtur një shtetrrethim nga ora 21:00 deri në orën 6 të mëngjesit në më shumë se 38 departamente rajonale nga mesnata e nesërme, duke ndikuar në 46 milionë njerëz të popullsisë së saj prej 67 milionë banorë.
Shtet-rrethimi vjen pas një rekordi prej 40 000 raste të reja të të infektuarve me virus, të njoftuara në Francë gjatë 24 orëve të fundit. Autoritetet tashmë kishin vendosur një shtetrrethim në Paris dhe tetë qytete të tjera të mëdha javën e kaluar.
Disa biznese kanë përshtatur orët e tyre të hapjes, me një kinema në Paris që ofron mëngjesin për klientët në orën 8 të mëngjesit, për të inkurajuar njerëzit të shkojnë dhe të shohin një film në një kohë më të hershme. “Një valë e dytë e epidemisë së koronavirusit është tani në proces në Francë dhe Evropë. Situata është shumë serioze,” tha Z. Castex në një konferencë për shtyp, duke shtuar se muaji nëntor do të ishte shumë i vështirë.
“Javët e ardhshme do të jenë të vështira dhe numri i vdekjeve do të vazhdojë të rritet,” tha ai. Ai tha se ora e ndalimit do të hyjë në fuqi nga e premtja në mesnatë dhe do të qëndrojë e tillë për gjashtë javë, duke shtuar se situata do të vlerësohet javën e ardhshme dhe se rregullat e shtetrrethimit mund të shtrëngohen nëse është e nevojshme.