E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Vaksina/ Pipero: Ka efekte anësore afatshkurtra. Kalo: Tani më i sigurt në punë

Sot nisi vaksinimi kundër koronavirusit në vend. E para që mori dozën e Pfizer ishte drejtoresha e Spitalit Infektiv, Najada Çomo, dhe i dyti ishte kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, vaksinën e morën edhe mjekët Pëllumb Pipero e Tritan Kalo.

Pipero deklaroi se efektet anësore të kësaj vaksine janë afaktshkurtra, të tilla si skuqje, dhimbje por thekson se nuk zgjasin.

Pëllumb Pipero: ”Avash avash e gjithë fasha e rriskut të gjithë qytetarët në nevojë të jenë pjesë e kjëtij procesi që sot filloi. Jam njoftuar dje për të bërë vaksinën nga shefja e shërbimit. Përgjithësisht efektet anësore të kësaj vaksine janë të vogla afatshkurtra. Skemi ende dijeni për efekte afatgjata. Bëhet fjalë për dhimbje skuqje, të përzin për të vjellë. Persona që e kanë bërë deri tani skanë pasur asgjë.’’

Mjeku Tritan Kalo tha se do të ndihet më i sigurt të vijojë punën në vijën e parë të Covid-19.

Tritan Kalo: “Është kënaqësi sepse ndjejmë më tepër siguri në punën që bëjmë, punojmë në vijën e parë dhe kjo na jep më tepër lehhtësim në aspektin psikologjik. Pak nga pak të shtohet niveli i të imunizuarve duke shpresuar që të këlojmë një verë të paqtë. Dhe jo të zjarrtë. Dorë shumë e lehtë më ra një infermier që ka gjithë jetën që bën vaksina, e kishte dorën e lehtë dhe se ndjeva kur filloi dhe mbaroi”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...

Vendim i papritur/ Një tjetër konkurrent i “Për’puthen” lë emisionin

Pavarësisht shikueshmërisë dhe suksesit në "Për'puthen", konkurrentët të pakënaqur marrin vendime për të lënë emisionin. Emini nga Kosova, ka marrë vendimin e papritur për tu...