Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

U tërhoq nga gara për kryetar në Durrës, Kërtusha fajëson Vangjush Dakon

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Ardit Kërtusha ka dhënë detaje të tjera në lidhje me tërheqjen e tij nga gara për kryetarin e Partisë Socialiste në Durrës.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Kërtusha u shpreh se listat për kandidatë ishin false, me anë të të cilave ishte përcaktuar fituesi. Ai shton se kandidati i tjetër i kishte listat e plota, ndërsa atij vetë i janë mohuar.

Ai fajëson në lidhje me këtë ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon, teksa thotë se ishte ai që e plotësoi këtë listë në muajin e fundit të qeverisjes së tij.

Ai vazhdon më tej duke u shprehur se Dako vijon të mbetet drejtuesi i Durrësit, ndërsa shton se këto ‘goditje’ ndaj tij erdhën sepse nuk pranoi të ishte një ‘marionetë’ e ish-kryebashkiaakut.

Intervista:

Kush e krijoi Asamblenë marionetë, siç e quani ju?

Ata që drejtojnë PS në Durrës, me Vangjush Dakon dhe kandidatin, që nuk ka asnjë lloj vendimmarrje. E vetmja vendimmarrje e tij është përfitimi. Unë isha një kandidat, që nuk u informove as për datën, as për komisionin, apo nëse do të kisha një përfaqësues në komision. Unë lobova për një garë ‘një anëtar, një votë’.

Dako e mori në mënyrë jolegjitime mandatin dhe ashtu e zhvilloi dhe punën. Në muajin e fundit që kishte zgjedhje ai plotësoi një listë, ku emrat as vetë nuk e kishin idenë që janë anëtarë të kësaj liste. Mendova që do ishte i pavend vazhdimi i kandidimit tim.

Vangjush Dako dhe familja e tij janë shpallur “non grata’ nga SHBA, si e vlerësoni figurën e tij?

S’kam një vlerësim konkret për të. Deri më sot ai është drejtues i Durrësit. Dihet që çdo gjë e ka një cikël, një fillim dhe një fund. Unë nuk kam pasur debat me Dakon, por unë u godita, pasi më shkarkuan nga puna. Goditja ishte në mënyrë të vazhdueshme, që të mos bëja karrierë, pasi nuk pranova të isha një marionetë e tij. Që prej kandidimit, ka pasur presione ndaj meje.

A keni qenë pranë njerëzve të goditur nga tërmeti?

Unë kam qenë vetë i prekur nga tërmeti. Pallati im ka qenë ndër më të goditur nga tërmeti. Me aq sa kemi pasur mundësi, kemi qenë në kontakt me të gjithë qytetarët e prekur.

Dako është parë nga dita e 5 apo 6?

Njerëzit shprehin shumë pakënaqësi, pasi ai ishte një rast fatkeqësie. E rëndësishme është që njerëzve t’iu ofrohet shërbimi. Dako nuk ka asnjë funksion, ka thjesht funksion partiak.

Jeni i përgatitur për reagime nga Dako?

Patjetër. I kam të gjitha kërkimet të rregullta. Kam shkuar te selia e PS mbi 5 herë dhe ka qenë e mbyllur. E dinë të gjithë qytetarët e Durrësit.

 

Tags: ardit kertushadurresgaraPSterheqjavangjush dako

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

“Dyshoja se kunata më tradhtonte vëllain”, Erdet Çapoku qan para policëve

Franca: Irani duhet ndaluar, mund të ndërtojë armë bërthamore brenda dy viteve

Aksioni tek “Astiri”, hidhet në erë objekti 6 katësh (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com