Në dëshminë e dhënë në polici, autori i krimit makabër Erdet Çapoku, ka argumentuar se vrasjen e ka kryer pasi ka qenë në gjendje të dehur. Pra, sipas tij, ai nuk ka qenë në gjendje që të logjikonte. Erdet Çapoku vrau nusen e vëllait mbrëmjen e djeshme, pasi dyshonte se i tradhtonte vëllanë që ndodhet në burg.
“Kam qenë i alkoolizuar kur shkova tek kunata. Kemi pasur konflikte familjare. Dyshoja se kunata më tradhtonte vëllain”, mësohet se është shprehur ai.
Erdet Çapoku ka qenë i dehur kur është kapur nga policia në Laprakë, ndërsa kokulur dhe duke qarë në komisariat ka pranuar krimin.
Enkeleda ishte pajisur me urdhër-mbrojtje, pasi kishte pasur konflikte me kunatin edhe herë të tjera. Ajo kishte të shoqin në burg, i cili i kishte lënë porosi të vëllait (autorit) t’i ruante gruan. Ky besohet të ketë qenë shkaku i konflikteve.