Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

U shtrua në spital, Petrit Vasili tregon për herë të parë gjendjen shëndetësore

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
U shtrua në spital, Petrit Vasili tregon për herë të parë gjendjen shëndetësore

Petrit Vasili e ka kaluar tashmë betejën e vështirë me koronavirusin. Këtë e ka konfirmuar vetë ai, në një lidhje me “Skype” për News24, ku tha se ishte shqetësuar kur i ishte shfaqur rritja e temperaturës.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, tha se koronavirusi i kishte shfaqur temperaturë, ndaj ishte shtuar në spital, për të bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

Lidhur debateve për vendosjen apo jo të maskës, për të cilën Kryemadhi është shprehur kundër, Vasili mendon ndryshe.

Ai konfirmoi se gjithmonë e ka mbajtur maskën, por në të njëjtën kohë parashtroi disa problematika të tjera. Sipas tij, në rast se nuk ka testim, gjurmim, dezinfektim dhe distancim, atëherë maska nuk jep efektivitet. Për të fituar këtë betejë, ai kërkoi nga ana e qeverisë veçse organizim, që çdo gjë të kalojë sa më lehtë.

Intervista

Ku u prekët nga virusi?
Kontaktet janë rastësore dhe të pamundura të evidentohen. Gjurmimi që kemi, e bën të pamundur këtë. Nuk paraqet interes të veçantë kjo.

Çfarë ndjetë ju në organizëm?
Pata probleme me temperaturën. Kërkova të bëja tamponin, e kam bërë dhe kam përgjigjen. Pastaj jam përpjekur të ndjek disa nga ato protokollet, që konsiderohen të gjithëpranuara.

Pastaj çfarë ndodhi, pse shkuat në spital?
Ishte e nevojshme të bëja disa ekzaminime. Analiza rutinë, siç iu bëhen të gjithë pacientëve. U bë dhe skaner, e gjëra të zakonshme, por që nuk rezultuan të kisha ndonjë problem. Ka shumë më tepër interes që njerëzit të dinë si do shkojmë në vijim.

Sa ditë qëndruat në spital?
Besoj një periudhë sa u kompletuan analizat, 2-3 ditë. Një rutinë normale. Kam bërë trajtim aty ku e gjeta të arsyeshme, nuk besoj se duhet ta ndaj me publikun këtë. E kam kryer tamponin e radhës dhe jam negativizuar.

Ç’mendim keni për menaxhimin e situatës dhe masat e reja?
Beteja me Covid ka tre fjalë: organizim, organizim, organizim. Kjo fuqia organizative ka të bëjë shumë, që gjërat të funksionojnë. Njerëzve iu duhet që pacientët të marrin ndihmën mjekësore sa më shpejt, nuk iu interesojnë shifrat që jep Rama. Nuk na duhet më e vërteta e shifrave, por na duhet organizim. Duhet krijuar dhe ç’tensionim i situatës, se pak më parë një pacient u hodh nga Infektivi. Duke qenë të mbingarkuar spitalet, janë të mbingarkuar edhe mjekët e infermierët dhe nuk kanë kohë të kalojnë kohë me pacientët si psikologë. Por nëse ne kemi më shumë mjekë në dispozicion, edhe të karakterit psikologjik, do të ketë lehtësim. Koha për trajtim psikologjik është jetik në disa raste. Duhet një organizim.

A do ta mbani maskën pas kësaj që kaluat?
Unë e kam mbajtur maskën, por ju them që maska është një mjet ndër mjetet që përdoren, nuk është mjeti i parë. Në rast se nuk ka testim, gjurmim, dezinfektim dhe distancim, a na mbron maska? Nëse maska është e vetmuar pa hapat e tjerë, sigurisht që mbetet një mjet me rëndësi të kufizuar. Nëse mbetemi vetëm te maska, apo mbyllja e dyqaneve me orare, nuk besoj se do të jemi në një situatë aty ku duhet.

Tags: koronavirusPetrit Vasilispital

TË LIDHURA

SPAK godet call center-at: 10 të arrestuar, 3 vëllezër në kërkim, mes tyre pronari i kompanisë
Politikë

SPAK godet call center-at: 10 të arrestuar, 3 vëllezër në kërkim, mes tyre pronari i kompanisë

17:09 | 17/01/2026
Himarë: Fadroma godet punëtorin, vdes 45-vjeçari. Shoqërohet drejtuesi
Aktualitet

Himarë: Fadroma godet punëtorin, vdes 45-vjeçari. Shoqërohet drejtuesi

16:50 | 17/01/2026
Rikthehet kaosi në aksin Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike automjetesh
Aktualitet

Rikthehet kaosi në aksin Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike automjetesh

16:13 | 17/01/2026
Next Post
Shtrëngimi i masave/Manastirliu: Spitalet rajonalë nëse ezaurohen kapacitetet

Shtrëngimi i masave/Manastirliu: Spitalet rajonalë nëse ezaurohen kapacitetet

Kthehet kufizimi/Manastirliu: Lëvizjet për arsye pune përmes lejes në e-Albania

Kthehet kufizimi/Manastirliu: Lëvizjet për arsye pune përmes lejes në e-Albania

Kadri Veseli del para gjykatës në Hagë

Kadri Veseli del para gjykatës në Hagë







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

SPAK godet call center-at: 10 të arrestuar, 3 vëllezër në kërkim, mes tyre pronari i kompanisë
Politikë

SPAK godet call center-at: 10 të arrestuar, 3 vëllezër në kërkim, mes tyre pronari i kompanisë

by mirseda
17:09 | 17/01/2026
0

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me kontrollet e zhvilluara nga SPAK në lidhje me Call...

Himarë: Fadroma godet punëtorin, vdes 45-vjeçari. Shoqërohet drejtuesi

Himarë: Fadroma godet punëtorin, vdes 45-vjeçari. Shoqërohet drejtuesi

16:50 | 17/01/2026
Rikthehet kaosi në aksin Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike automjetesh

Rikthehet kaosi në aksin Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike automjetesh

16:13 | 17/01/2026
Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve

“67 miliardë euro të vjedhura në 12 vite”, Berisha flet me shifra dhe paralajmëron: Do auditojmë

14:44 | 17/01/2026
Grup pune për bashkërendimin qeveri-pushtet vendor”, Rama zbulon emrat e ministrave

Grup pune për bashkërendimin qeveri-pushtet vendor”, Rama zbulon emrat e ministrave

14:24 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com