Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, garantoi se vendi ynë ka të gjitha kapacitetet për të përballuar pandeminë Covid-19. Ajo iu përgjigj akuzave të opozitës, duke thënë se nuk mungon as stafi dhe as pajisjet në ndihmë të pacientëve. Lidhur me vendosjen e fashës së orarit kufizues, dhe personat të cilët duhet të lëvizin për punë, ministrja u shpreh se duhet të kenë autorizim nga e-Albania.
“Masat u deklaruan dje, do të sqarohen sot nga unë. Sot dalin dhe dy urdhërat për këto masa. Në sqarim të qytetarëve që pyesin, ka nga ata që priren të bëjnë humor me virusin. Pse ora 22:00? Ne kemi disa grupe ekspertësh, kemi shumë ekipe, mjekët dhe infermierët janë hallka e fundit pritëse.
Nga të dhënat e situatës, grupmosha që ka pësuar rritje të infektimeve është 25-45 vjeç me efekte dhe tek grupmoshat e tjera.
Në mjediset e mbyllura ulet vigjilenca. Maska nuk mbahet, nuk respektohen rregullat që kemi vendosur. Ia çojmë në shtëpi gjyshërve. Zbatueshmëria e rregullave nuk ka qënë 100%. Kjo ndodh kudo, nuk po fajësojmë askënd. As në Shqipëri dhe as në ndonjë vend të botës nuk kanë luksin që të mbyllen menjëherë, por i kanë marrë masat gradualisht. Nesër pas orës 10 të natës deri në 6 të mëngjesit deri në 2 dhjetor. Ata që duhet të lëvizin, mund të paraqiten me autorizim nga e-Albania”.