Pas dëmtimeve që mori një ditë më parë nga tërmeti i radhës, mësohet se sot ka nisur riparimi i spitalit të Durrësit. Aktualisht janë angazhuar një grup punonjësish, të cilët kanë nisur riparimet, duke filluar nga pjesa hyrëse e spitalit. Brenda tij janë duke marrë mjekim dhjetëra pacientë të dëmtuar nga tërmetet e njëpasnjëshme.
Punën e nisur sot e paralajmëroi një ditë më parë ministrja Ogerta Manastirliu, e cila tha se dëmtimet janë të riparueshme.
“Sapo morëm vlerësimin nga ekspertët, që nuk ka dëmtime strukturore të spitalit dhe puna do të vijojë normalisht. Vetëm do të bëjmë një zhvendosje të hyrjes së urgjencës, deri në riparimin e dëmeve”.