Tërmeti i fuqishëm i të martës u shoqërua jo vetëm me viktima, por edhe me trauma të forta te të mbijetuarit e tragjedisë. I tillë është rasti i Manjola Cakonit, e cila humbi bashkëshortin dhe vajzën 15 vjeçe. Fëmija i dytë i familjes Cakoni, vetëm 10 vjeç, ka pësuar trauma të forta nga ngjarja.
Daja i 10 vjeçarit, Sindrit Cara, ka bërë dëshpërimisht apel për ndihmë dhe strehim për motrën dhe nipin e tij 10 vjeçar.
Vogëlushi, Alesio ka kërkuar vazhdimisht familjarët e tij dhe madje ka tentuar edhe të ikë nga spitali, pasi nëpër korridore ka dëgjuar tragjedinë që i ka ndodhur familjes së tij. Ai dhe nëna e tij kanë nevojë urgjente për ndihmën e specializuar të psikologëve.