Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

”U përleshën për disa sekonda”/ Dëshmia e kolegut të efektivit që vrau Rashën

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
”U përleshën për disa sekonda”/ Dëshmia e kolegut të efektivit që vrau Rashën

Zbardhet dëshmia e kolegut të efektivit të ”Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj i cili mbrëmjen e 8 dhjetorit vrau 25-vjeçarin, Klodian Rasha.

Ai ka treguar se mes Nevaldos dhe Klodianit, ka pasur një përleshje për disa sekonda. Më pas ai deklaroi se ka parë kolegun e tij të shtrirë në tokë dhe pastaj ka dëgjuar dy të shtëna, e më tej kanë parë të shtrirë në tokë të riun.

Por, efektivi Hajdaraj nuk ka thënë se është përleshur me 25-vjeçarin, por ka dëshmuar se ishte rrëzuar përtokë dhe më pas ka qëlluar në drejtim të këngëve të tij, me frikën se mos e godiste të riun.

Dëshmia e plotë:

Rreth orës 01:00 të datës 08.12.2020 kemi qenë duke patrulluar në rrugën “Dritan Hoxha” dhe kemi ndaluar automjetin para një bar kafe …, që ndodhet në krahun e djathtë të kësaj rruge me drejtim lëvizje nga Sheshi Shqiponja në drejtim të Zogut të Zi. Aty kemi ndaluar një automjet tip Shevrolet ngjyrë e bardhë targën e të cilit nuk e kujtoj.

Në momentin që kemi qenë duke u afruar për verifikim tek ky automjet, në një largësi prej afro 30 metër kemi parë një person që ndodhej i mbështetur në rrethimin përpara Hotel D…, i cili ishte rreth 30 vjeç , i veshur me tuta dhe xhup të errët, me gjatësi rreth 1.70 cm. Kolegu Nevaldo Hajdaraj ka parë diçka të dyshimtë tek sjelljet e tij dhe nuk ka ndaluar te automjeti por është drejtuar drejt atij personi duke ecur normalisht.

Në momentin që ka parë lëvizjet e kolegut, personi i cili ndodhej i mbeshtetur ka filluar të lëvizë në trotuar duke ecur drejt Zogut të Zi. Kolegu i ka bërë thirrje duke i thënë ”O djali ndalo pak”, por ai nuk është bindur dhe në këtë moment ka filluar të vrapojë me shpejtësi drejt për rreth 50 metër dhe Nevaldo vrapoi pas tij. Pas 50 metër ai preu Rrugën “Dritan Hoxha” duke kaluar karrexhatën drejt krahut tjetër të saj dhe në këtë moment kam dëgjuar kolegun të bërtasë me zë të lartë ” armëëë” dhe unë në këtë moment kam njoftuar sallën operative në radio.

Në këtë moment personi është futur tek një rrugicë përballë, midis Albanian Corier dhe Alb Skela dhe ka vazhduar të vrapojë drejt Rrugës Theodor Ippen. Duke parë këtë lëvizje unë nuk kam vrapuar në drejtim të tyre, por kam mbyllur automjetin e policisë dhe i kam dalë përpara në rrugicën dalëse, pranë Bar Kafe O…. Në fund të kësaj rrugice, në distancë pres 100 metër larg meje kam konstatuar sërish personin dhe në këtë moment kam vrapuar drejt tij. Gjatë ndjekjes, kur ndodheshim pranë lokal V… ky person me ka folur duke më thënë :” Largohu se të vrava. Do të q…Robtë” dhe në këtë moment kam degjuar një zhurmë të njëjtë si ajo e mbushjes së armës, por për shkak të errësirës nuk kam parë sendet që ai kishte në dorë apo lëvizjet konkrete të tij.

Në këtë moment që ai më ka thënë këto fjalë dhe kam dëgjuar këtë zhurmë kam nxjerrë armën e shërbimit nga brezi, e kam mbushur dhe i bëra thirrje për të ndalur më thirrjen ” Ndal policia, mos bëj asnjë lëvizje, ndalo se do të qëlloj”, por ai nuk iu bind urdhërit tim.

Në këtë vend ai është kthyer dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke u kthyer majtas në një rrugicë që kishte dalje në rrugën kryesore “Dritan Hoxha”. Sapo doli në rrugë kryesore ndërpreu sërish karrexhatën duke dalë në trotuarin para Universitetit “Zonja e Këshillit të Mirë” dhe ka vazhduar vrapimin në trotuar në drejtim të Zogut të Zi. Në këtë moment kam parë kolegun tim Nevaldo Hajdaraj i cili po vinte në drejtim të këtij personi dhe përpara dyqan Pit Shop (pjesë këmbimi ) është përplasur me atë fizikisht.

Gjatë përleshjes së tyre unë kam qenë rreth 100 metër larg. Përplasja mes tyre ndodhi brenda pak sekondave dhe në një moment kam parë kolegun Nevaldo të shtrirë në tokë dhe në këtë moment kam dëgjuar dy të shtëna me arme zjarri.

Jam afruar menjëherë drejt kolegut të cilin pasi e pyeta nëse ishte mirë e kam ndihmuar të ngrihej dhe së bashku jemi afruar tek personi, i cili ishte i shtrirë dhe rënkoi. Për shkak të errësirës nuk dalluam shenja gjaku por fillimisht dyshuam mos ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime në kokë . Menjëherë kam njoftuar sallën operative dhe kam kërkuar njoftimin e një ambulance. Në vendngjarje ka mbërritur shumë shpejt një patrullë e Komisariatit të Policisë Nr.2, disa efektivë të Forcës së Posacme Shqiponja dhe pas tyre ambulanca. Ambulanca mori personin e dëmtuar dhe u nisën drejt spitalit të traumës, ndërsa unë së bashku me kolegun me urdhër të eprorëve erdhëm në Drejtorinë Vendore të Policsë Tirane…

Tags: deshmiKlodian RashaNevaldo Hajdarajvrasje

TË LIDHURA

U përfshi në konflikt një vit më parë ku u qëllua në ajër, policia arreston 28-vjeçarin
Aktualitet

U përfshi në konflikt një vit më parë ku u qëllua në ajër, policia arreston 28-vjeçarin

22:55 | 30/06/2025
Berisha po i fshihet gjyqit? Avokati Beçi tregon pse dështoi seanca e parë
Aktualitet

Berisha po i fshihet gjyqit? Avokati Beçi tregon pse dështoi seanca e parë

21:52 | 30/06/2025
Dështon seanca e parë e gjyqit të Berishës, Baton Haxhiu: Atij i intereson shtyrja
Aktualitet

Dështon seanca e parë e gjyqit të Berishës, Baton Haxhiu: Atij i intereson shtyrja

21:39 | 30/06/2025
Next Post
Kurthi i Ramës me divorcin nga Lleshaj: Nuk është kronikë, por politikë

Kurthi i Ramës me divorcin nga Lleshaj: Nuk është kronikë, por politikë

Ulje e lehtë e të infektuarve në Kosovë, 11 viktima nga Covid në 24 orë

Kosova regjistron 13 viktima dhe 519 të infektuar me koronavirus

PS drejt mandatit të tretë dhe trazirat si rrugë për ta ndaluar

PS drejt mandatit të tretë dhe trazirat si rrugë për ta ndaluar

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Krasniqi: Për Kurtin dhe VV-në, as Gjykata Kushtetuese, e as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere
Kosovo

Krasniqi: Për Kurtin dhe VV-në, as Gjykata Kushtetuese, e as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere

by mirseda
22:59 | 30/06/2025
0

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas dështimit të seancës së radhës konstituive. Krasniqi tha se...

U përfshi në konflikt një vit më parë ku u qëllua në ajër, policia arreston 28-vjeçarin

U përfshi në konflikt një vit më parë ku u qëllua në ajër, policia arreston 28-vjeçarin

22:55 | 30/06/2025
Gjermania do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë më shumë armë

Gjermania do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë më shumë armë

22:52 | 30/06/2025
Vajza 4-vjeçare bie nga anije turistike e ‘Disney Dream’

Vajza 4-vjeçare bie nga anije turistike e ‘Disney Dream’

22:49 | 30/06/2025
Fluminense befason Interin, kryeson pas 45 minutash

Fluminense befason Interin, kryeson pas 45 minutash

22:17 | 30/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com