E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

PS drejt mandatit të tretë dhe trazirat si rrugë për ta ndaluar

Nga: Dritan Hila

Vrasja ende në rrethana të paqarta e 25-vjeçarit Klodian Rasha po tentohet të shfrytëzohet nga politika, si një rast për përmbysjen e raporteve që mund të prodhojë 25 prilli.

Pavarësisht se familja e të ndjerit nuk ka asnjë dëshirë që fëmija i tyre të kthehet në flamur protestash, rezultatet e sondazhit të fundit ku PS-ja vazhdon të mbetet forcë e parë, PD-ja nuk ka rikuperuar asgjë në kuotat e saj, ndërsa LSI-ja është fundosur në shifrat e saj historike mes 3-4%, i kanë dhënë të kuptojë tandemit Berisha-Meta, që duhet t’i kthehen skemave të vjetra.

29 vjet më parë, më 2 prill, në një demonstratë ku organizatorët ishin të panjohur, katër të rinj shkodranë vriten në mes të turmës, duke shkaktuar më vonë një proces ortek. Ishte ajo që i duhej PD-së, e cila kishte humbur me shifra basketbolli përballë komunistëve.

Demokratët kishin fituar qytetet, por komunistët mbeteshin të rrënjosur në fshatra dhe në jug të vendit. Vetëm frikësimi i një pjese të elektoratit të majtë, do të përmbyste shifrat dhe afronte zgjedhjet, të cilat PD-ja kishte vetëm dy ditë që i kishte humbur.

Nëse autorët e vrasjeve nuk u gjendën kurrë, se kush përfitoi prej saj u pa menjëherë. Një vit më vonë, PD-ja fiton në mënyrë spektakolare duke përmbysur shifrat. Rezultati vinte jo vetëm nga rritja e PD-së, pasi disa muaj më vonë në zgjedhjet lokale ajo do të humbiste rishtas në mënyrë spektakolare, por nga trembja e elektoratit të majtë dhe qeveritarëve të kohës, si dhe frika për një përplasje civile.

Shtatë vjet më vonë, PD-ja do të tentonte që me arkivolin e Azem Hajdarit të rrëzonte rishtas socialistët e ardhur prej një viti në pushtet. Reagimi ndërkombëtar, e detyroi Berishën të tërhiqet dhe presë vitin 2005.

Pas tetë vjetësh konsumi në pushtet, socialistët kishin të gjitha arsyet të humbisnin. Por megjithatë sondazhet tregonin se ende mbeteshin forcë e parë. Duhej rishtas përdorimi i forcës që të bënte të majtët të tërhiqeshin. Dhe në rrugët e qyteteve nuk vonuan të shfaqen fuoristradat e elementëve që kishin qenë krahas Berishës në vitet ‘97-‘98 dhe ishin arratisur. Ishte një element që do të trembte Fatos Nanon, i cili kishte treguar se pëlqente më shumë jetën hedonistike sesa rimarrjen e mandatit të tretë.

Ende sot është enigmë nëse Berisha e kërcënoi se nëse nuk largohej nga pushteti, do të kishte trazira. 29 vjet pas, 2 prillit 1991, PD-ja ndodhet në një situatë aspak shpresëdhënëse. Numrat e saj nuk janë aspak në ngjitje për shkak të refraktarizmit të Bashës. Largimi i Halim Kosovës, një përfaqësues i Shqipërisë së Mesme, pas ikjes së Topallit si simbol i katolikëve të veriut dhe tërheqjes së Ridvan Bodes si personazh me ndikim juglindje, është një gurthemeli tjetër që i ikën PD-së.

Lexo edhe :   Shkrihet Dega e LSI-së, të 140 anëtarët i bashkohen Partisë Socialiste

LSI-ja është në kuotat e saj më të ulëta. Aleanca mes tyre nuk ka funksionuar kurrë në terren, pa harruar se kur bashkëqeverisën në periudhën 2009-2013, demokratët nuk kanë kujtime të mira.

Ndërkohë Edi Rama e ka mbajtur të unifikuar PS-në. Asnjë shizmë e tipit Meta nuk duket në horizont. Të majtët do të shkojnë të bashkuar në këto zgjedhje dhe që nga ky moment shpresat e kundërshtarëve të tyre bien. Sondazhi i fundit e tregoi.

Lexo edhe :   Shkrihet Dega e LSI-së, të 140 anëtarët i bashkohen Partisë Socialiste

Atëherë e vetmja shpresë, për Berishën dhe Metën është skema e provuar. Trazira sociale në mënyrë që të trembin elektoratin e lëkundur, i cili është gati të hapë rrugë vetëm që mos të ketë trazira. Dhe bashkë me të edhe të majtët që përballë trazirave dhe humbjes, do të zgjidhnin të dytën.

Por qoftë Berisha apo Meta kanë arsye edhe më të thella që të rrezikojnë gjithçka. Një fitore e mandatit të tretë nga Rama do të çonte në zhvillime edhe brenda partive të tyre.

Së pari LSI-ja do të siguronte shkrirjen e saj. E formësuar si një parti që nuk jeton dot larg parave të pushtetit më shumë se katër vjet, tetë do të ishin vdekjeprurëse.

Ndërkohë në PD do të fillonte fermentimi. Tetë vjet në opozitë demokratët kanë duruar jo për shkak të karizmës së Bashës, shpresës që ai ngjall, strategjisë së tij, apo frymës që krijon. Por ideja e krijuar se një pushtet ndërrohet me hir ose pahir, çdo tetë vjet.

Një humbje e radhës nga Basha do të bënte që shumë prej anëtarëve të saj të shikonin alternativa të tjera. Ndërkohë vetë PD-ja do të fillonte procesin e reformimit dhe gjetjen e një lideri të ri. I cili me shkretëtirën që ka krijuar Basha rreth vetes, do të dojë një tetë vjeçar të formësohet dhe çojë drejt fitores.

E megjithatë PD-ja nuk ka rrugë tjetër për të ardhur në pushtet veçse trazirave. Në mandatin e dytë të Ramës, në vend se të fokusoheshin në gabimet e qeverisjes, e morën të gjithë vëmendjen mbi vete me tërheqjen nga parlamenti dhe manifestimet e dhunshme.

Protesta e djeshme ishte një përsëritje e tyre dhe vazhdim logjik. Tashmë në limitet e kohës, mendojnë se vetëm trazirat mund t’u sjellin në pushtet. Puna është nëse i kanë bërë hesapet me hanxhinë. Hanxhi, i cili nuk duket aspak se ka dëshirë të dorëzojë çelësat e hanit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...