Bota

U akuzua për vdekjen e minatorëve, gjendet i pajetë në burg kreu i minierës së diamanteve


               Publikuar në : 14:49 - 09/10/19 Enno

Ish-kryetari i një miniere të diamanteve në Siberi, Alexei Burkser u gjet i pajetë në qelinë e tij të burgut, pasi u akuzua për shkelje të rregullave të sigurisë së minierave që çuan në vdekjen e minatorëve të bllokuar nga përmbytja. Ata mund të dënoheshin me shtatë vjet burg.

Tetë minatorë humbën jetën, pasi uji përmbyti minierën në pronësi të prodhuesit të diamanteve të kontrolluar nga shteti Alrosa në vitin 2017. Së bashku me kreun e minierës, u arrestua edhe inxhinieri.

Burkser u gjet i vdekur me “shenja të vetëvrasjes” në një burg në rajonin verior të Yakutia. Hetuesit vunë në dukje se drejtuesit nuk arritën të ndalonin punën në minierë, megjithëse e dinin se uji po rridhte.

Trupat e viktima nuk u nxorën nga miniera, pavarësisht kërkimeve që zgjatën disa javë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT