Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

9 tetor 1944/ Kur dy udhëheqës të dehur vendosën fatet e Evropës

6 vjet ago
in Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
9 tetor 1944/ Kur dy udhëheqës të dehur vendosën fatet e Evropës

Më 9 tetor 1944, kryeministri britanik Uinston Çërçill hyri në zyrën e liderit sovjetik Josif Stalin. Ata pinë për disa orë uiski, dhe më pas bënë mbi një letër ndarjen e zonave të ndikimit në Evropën Lindore. Çërçilli fliste dhe shkruante, Stalini miratonte ose jo, dhe shënonte në një listë vendet dhe përqindjet e ndikimit pranë tyre.

Më vonë kryeministri britanik do ta quante atë një “dokument të turpshëm”. Gjithsesi, ai do të ekspozohej së bashku me dokumentet e tjera të Luftës së Dytë Botërore dhe të Luftës së Ftohtë. Po çfarë ndodhi atë natë? Dhe si u vendosën fatet e Evropës nga dy udhëheqës aspak të kthjellët mendësish atë mbrëmje?

Lufta e Dytë Botërore, imponoi disa aleanca, që në rrethana të tjera do të kishin qenë të pamundura. Dhe me gjasë, asnjë nga aleancat nuk ishte më i çuditshme se sa ajo mes Rusisë Sovjetike dhe Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara. SHBA-ja, Britania dhe Rusia, ishin anëtare të Fuqive Aleate në Luftën e Parë Botërore. Rusia u tërhoq në fund prej saj, kur bolshevikët u ngritën në revolucion kundër carit.

Britania dhe Amerika, ashtu si Kanadaja, Franca dhe të tjerët, dërguan trupa për të mbështetur Carin, por ndërhyrja dështoi. Këisoj, Bashkimi Sovjetik e nisi ekzistencën e tij me një mëri të madhe kundër trupave të huaja, që ishin përpjekur të parandalonin revolucionin.

Prandaj pak para nisjes së Luftë së Dytë Botërore, Moska nënshkroi një pakt mos-sulmimi me Hitlerin. Më pas pasoi ndarja e Polonisë me Gjermaninë naziste, duke pushtuar pjesët lindore të këtij vendi fqinj. Rusia nuk iu bashkua Aleatëve, deri kur Fyhheri sulmoi dhe pushtoi Bashkimin Sovjetik.

Ndërkohë nga viti 1944, forcat sovjetike nisën kundërsulmin, dhe të rivënë nën kontroll Poloninë. Ato nuk po e mbështetnin Ushtrinë Polake, që ishte pjesë e forcave Aleate kundër Gjermanisë. Ky ishte një problem për Çërçillin, pasi Britania e Madhe i ishte bashkuar luftës në vitin 1939, pikërisht në kundërpërgjigje të pushtimit gjerman të Polonisë.

Por Bashkimi Sovjetik përfitoi shumë nga aleanca që lidhi me Britaninë e Madhe dhe Amerikën. Trupat ruse u pajisën me automjete ushtarake amerikane. Anijet britanike dhe amerikane, i mbajtën të hapura rrugët detare për anijet, nëndetëset dhe furnizimet ruse. Pushtimet e Italisë dhe Normandisë, ulën në një masë të madhe presionin ndaj trupave sovjetike në frontin lindor.

Dhe mos harroni, pushtimi gjerman i Bashkimit Sovjetik e kishte çuar Hitlerin thellë në Rusi, para se të niste të sprapsej. Prandaj në tetorin e vitit 1944, marrëdhëniet mes aleatëve dhe sovjetikëve, ishin të shëndetshme. Edhe pse nuk ishte e qartë, se çfarë do të ndodhte pasi të mposhtej Gjermania dhe të rikthehej paqja.

Natën e 9 tetorit 1944, Çërçilli dhe Stalin u takuan veçmas, dhe u përpoqën të kuptojnë se si do të shmangnin një konflikt të ri në të ardhmen. Kështu pasi kishin pirë rëndshëm me njëri-tjetrin, sipas dëshmisë së përkthyesit, Çërçilli nisi të shkruante diçka mbi një copë letër. Ai përpiloi një listë vendesh, që do të ndodheshin midis sferave të ndikimit perëndimor dhe sovjetik.

Në të u renditën Rumania, Greqia, Jugosllavia, Hungaria dhe Bullgaria. Pranë këtyre vendeve, Çurçilli vendosi përqindjen e “ndikimit” që duhej të kishin Rusia dhe Britania pas luftës. Rumania do të ishte 90% e Rusisë, dhe 10% e Britanisë. Greqia do të ishte 90% e SHBA-së dhe Britanisë dhe 10% e Rusisë.

Jugosllavia do të ndahej 50 me 50. Kryeministri britanik, mendoi se Bullgaria duhet të kishte 75% ndikim rus, dhe 25% ndikim të aleatëve të tjerë. Por Stalini e kundërshtoi, duke kërkuar një ndarje në raportin 90-10. Në një moment që të dy panë njëri-tjetrin. Çërçilli, tha se ajo që po bënin ishte e turpshme, dhe se nuk mund të caktoheshin me një të rënë të lapsit fatet e miliona njerëzve.

Ai propozoi djegien e asaj letre, i shqetësuar nga mënyra se si pasardhësit do ta interpretonin atë ndarje mizore të Evropës. Por Stalini i tha që ta mbajë atë dokument. Të nesërmen, ministrat e Jashtëm të dyja vendeve, u përpoqën të ndryshonin paksa “përqindjet”, dhe të përcaktonin atë që nënkuptonte “ndikimi”, por Çërçilli nuk do të merrej më me detajet.

Më vonë, Çërçilli pohoi se shkoi ta takonte Stalinin në zyrën e tij në atë orë të vonë të 9 tetorit 1944, për shkak të negociatave në dukje të fisme, për ta mbrojtur Greqinë nga rënia nën ndikimin e komunizmit. Pas luftës, u zbuluan prova se Stalini kishte vendosur tashmë të tërhiqej nga Greqia, por Çërçilli nuk e dinte këtë.

Në fakt, deri kur doli në dritë “Dokumenti i Përqindjeve” në vitet 1990, pati shumë hamendje sipas të cilave kryeministri britanik po përpiqej të arrinte paqen e ardhshme. Por në atë kohë, Perandoria Britanike ishte qartazi në rënie, Bashkimi Sovjetik në ngritje. SHBA-ja kishte shpallur planet e saj për t’u larguar sa më shpejt nga Evropa pas luftës. Pra që Çurçilli të siguronte një hapësirë për demokracinë pas luftës, ai do të duhet ta negocionte këtë pikërisht me Bashkimin Sovjetik.

Por këto justifikime nuk e zbehin thelbin e atij pazari të turpshëm. Edhe pse nuk u përmend atë natë, në të njëjtën mënyrë këto fuqi të mëdha përcaktuan edhe rreshtimin e Shqipërisë në bllokun sovjetik. Natyrisht, kjo u ndikua edhe nga triumfi i forcave partizane në luftë./ TIRANA TODAY

Tags: 9 tetor 1944dehurdyEvropësfatetudhëheqësVendosen

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
VIDEO/ Nuk iu shtroi rrugën, banorët marrin zvarrë me makinë kryetarin e fshatit

VIDEO/ Nuk iu shtroi rrugën, banorët marrin zvarrë me makinë kryetarin e fshatit

Jeton prej 19 vitesh në varreza: Kam më shumë frikë nga të gjallët se të vdekurit!

Jeton prej 19 vitesh në varreza: Kam më shumë frikë nga të gjallët se të vdekurit!

“Dosja e Dibrës”, dalin përgjimet e Damian Gjiknurit

Mbledhja për Reformën Zgjedhore/ Gjiknuri ftesë zyrtare PD-së, reagon Bardhi







JU REKOMANDOJMË

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

16:47 | 07/02/2026
Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

19:11 | 13/02/2026




TË FUNDIT

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi
Aktualitet

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

by mirseda
22:22 | 13/02/2026
0

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia në Greqi, pasi rezultonte i arratisur prej vitit 2018. Sipas...

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

21:55 | 13/02/2026
Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

21:53 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Video e Stenaldos me makinën bëhet virale; tezja: I pëlqen adrenalina

Video e Stenaldos me makinën bëhet virale; tezja: I pëlqen adrenalina

21:17 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com