Kuriozitete

Jeton prej 19 vitesh në varreza: Kam më shumë frikë nga të gjallët se të vdekurit!


               Publikuar në : 15:12 - 09/10/19 S.N

Bratisllav Stojanoviç, është një i pastrehë nga Serbia. Ai jeton prej 19 vitesh bashkë me të vdekurit, në një varrezë në qytetin e Nishit. 47-vjeçari e ka adaptuar një varr si shtëpinë e tij. Ai thotë se ka më shumë frikë nga të gjallët, sesa nga “fqinjët” e tij të vdekur. Një ish-punëtor në ndërtim, Stojanoviç nuk ka pasur kurrë një punë të rregullt.

Ai e humbi shtëpinë që kishte shumë vite më parë, për shkak të borxheve. Në gati 2 dekadat e fundit, ai ka jetuar pranë eshtrave të një familjeje, që ka vdekur mbi 100 vjet më parë. Ai pretendon se ndihet si në një shtëpi normale. Sigurisht, nuk banon në një pallat, por gjithsesi është më rehat se sa në rrugë. Bratisllav e pranon se jeta në varreza, ishte në fillim e vështirë.

Shumicën e kohës, ai ushqehej duke shitur qirinjtë dhe cigaret e lëna mbi varrezat e tjera nga njerëzit. Por kohët e fundit gjërat janë vështirësuar, qëkur varreza nuk përdoret më për funerale të reja. Shumicën e kohës Bratisllav ushqehet me atë çka gjen në kazanët e mbeturinave. Por thotë se nuk është aq keq sa mund të mendohet.

“Është e çuditshme ajo që hedhin njerëzit”- thotë ai. Qirinjtë e ndihmojnë të ngrohet netëve të ftohta. Stojanoviç është i lumtur që më në fund ka gjetur një vend, ku nuk guxon ta shqetësojë askush, madje as policia./ TIRANA TODAY

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT