Opozita ka bllokuar 12 akse rrugore në vend si shenjë të mosbindjes civile për të larguar nga pushteti Edi Ramën. Bllokimi i aksit rrugor në Kakavijë ka shkaktuar protesta në radhën e kalimtarëve. Një qytetare e konsideroi turp atë që po ndodhte në mes të rrugës.
“Kush e organizon këtë? Unë të bëj urinën në shkurre? 90 vjeçe? Turp! Vota nuk merret me dhunë”, thotë qytetarja.
Qytetarja sherr ne Gjirokaster on Vidnews.
Ndërkohë, punonjësit e policisë kanë kërkuar hapjen e rrugës, duke u përfshirë në debate me organizatorët e protestës si Dasho Aliko, kryetar i PD Gjirokastër.
Perplasja ne Gjirojkaster Dasho Aliko sherr me Policine.mp4 on Vidnews.