Politikë

Tupja nuk kursehet ndaj Ramës: Diktatorët kanë frikë nga teatri

               Publikuar në : 15:19 - 14/03/19 S.N

Pedagogu Edmond Tupe nuk është kursyer aspak ndaj kryeministrit Rama, të cilin e ka krahasuar me diktatorët.

Gjatë fjalës së tij në tryezën e diskutimit të Partisë Demokratike me Aleancën në Mbrojtje të Teatrit, në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar, Tupe tha:

“Qeveria aktuale me kryeministrin ka frikë nga teatri, të gjithë diktatorët kanë frikë nga teatri kur ai nuk u shërben interesave të tyre sepse në teatër spektatori bën katarsisin, zhvishet. Dhe të zhvishesh do të thotë të shikosh veten lakuriq. Të zhvishesh lakuriq do të thotë të shikosh sa vlen dhe kur ti e kupton se nuk vlen urren vetveten dhe kërkon të shërohesh nga vetvetja. Kjo është për Zotin Rama.”

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT