E shtunë, 16 Janar, 2021
0 C
Tirana

Raporti i DASH, PD: Konfirmohet blerja e votave, askush nuk ndëshkohet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, përmes llogarisë së tij në ‘Twitter’ ka reaguar lidhur me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për blerjen e votave.

Sipas Bardhit, DASH ka konfirmuar blerjen e votave në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, dhe askush nuk është ndëshkuar.

“Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmon blerjen e votave në 2017 dhe nivelin e lartë të korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës. Askush nuk ndëshkohet! Kundër blerjes së votave, kundër pandëshkueshmërisë, kundër korrupsionit, shqiptarët do bashkohen më 16 Mars!”, shkruan Bardhi,

Kujtojme që Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi dje raportin vjetor mbi të drejtat e njeriut në botë. Në pjesën për Shqipërinë trajtohen një numër çështjesh, por deklarata më e fortë lidhet me zgjedhjet e vitit 2017.
Sipas raportit, gjatë zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2017 ka patur shit-blerje votash dhe presion ndaj votuesve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fitore madhështore në derbi, Lacio nënshtron Romën (Video)

Lacio e Simone Inzagit, arriti një fitore madhështore me rezultatin 3-0 në derbin e kryeqytetit përballë Romës.  Të kaltërit e dominuan takimin, duke vendosur...

”Është si Skëndërbe”/ Spiropali: Rama, i vetmi njeri që di të bëjë qytete

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ''Bardh A Zi'' në ''ABC'', se kryeministri Edi Rama...

Norvegji, 23 persona humbin jetën pasi injektuan vaksinën e Pfizer

23 persona kanë humbur jetën në Norvegji pasi janë injektuar me vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë amerikane Pfizer. 13 prej viktimave ishin të moshuar...

Trump largohet nga Uashingtoni ditën e inaugurimit të Biden-it

Presidenti Donald Trump do të largohet nga Uashingtoni të mërkurën në mëngjes, pak përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, për të filluar...

Pronat në jug/ Lame: Meritojmë medalje, bëmë një hartë se nuk ka pasur

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka folur lidhur me pronat e minoritarëve grekë në jug të vendit. Përballë kreut të OMONIA-s, Fredi Belerit, Lame u...