Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Tronditëse/ Ecin katër orë mes maleve duke rrezikuar jetën, apeli drithërues i të miturve që humbën të atin

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant

Familja Poka jeton në fshatin Tejmollë në qarkun e Kukësit. Një zonë e largët, ku koha ka ndaluar. Në fshat jetojnë vetëm 3 familje të izoluar nga gjithçka. Zona e banuar më e afërt është Rrësheni, por për të shkuar atje duhet të përshkohet me mjet një rrugë në gjendje të keqe për më shumë se 4 orë.

Ndërsa Fatjoni, Lionda dhe Klersa të vetmit fëmijë në fshat,  duhet të ecin 2 orë çdo ditë për të shkuar në shkollë në fshatin Arrmollë dhe 2 orë të tjera për tu kthyer në shtëpi. Rruga është shpat mali dhe shumë e vështirë për tu kaluar, e gjatë kohës së shirave apo borës, jeta e tyre vihet në rrezik. Pas humbjes së jetës të babit një muaj me parë, ata tashmë duhet të ecin të vetëm në këmbë. Kjo pasi mamaja është azmatike dhe nuk i shoqëron dot.

Fatjoni është vetëm 14 vjeç, por tashmë ndjen se peshën e shtëpisë e ka ai, mirëpo është i pafuqishëm për të ndryshuar jetën e vëllait  Mislimit 2 vjeç, dy motrave Klersës 11 vjeçe dhe Liondës 8 vjeçe.

“Si do rritemi ne, ku do jetojmë? Si do ia bëjmë për shtëpinë, për hallet që kemi? Ne këtu nuk mund të jetojmë. As shkollë nuk kemi, as rrugë, as spital a ambulancë, asgjë. Na duhen dy orë për të shkuar te shkolla. Na çonte babi në shkollë, që të mos trembeshim e kishim frikë. Tani nuk kemi çfarë të bëjmë, shkojmë edhe vetëm. Thoshte babi nëse doja të pushoja, jo ecim i thosha unë. Bisedonim se ku do rrinim, ça do bënim.  Më ka marr malli sepse ai na çonte në shkollë përditë. Më pyeste babi nëse kisha shumë ftohtë, unë i thosha jo. Më thoshte a u lodha, pak i thosha unë.

Ndërkohë vajza e vogël rrëfen me zërin e mekur se sa herë i duhet të shkojë në shkollë frikësohet nga kafshët e egra që janë në pyll.

“Kam frikë sepse kur shoh ndonjë gur, më ngjan sikur është ndonjë dhelpër ose ndonjë ujk. Ne nuk kemi lodra për të luajtur? Dalim pak jashtë dhe luajmë kukafshehthi. Asgjë tjetër.”

Shtëpia ku jeton familja Poka është në gjendje të mjerueshme, duke i rrezikuar nga momenti në moment t’i zërë përtokë.

“E kam zemrën copë-copë prej fëmijëve. Si do t’ia bëj, nuk kam mundësi. Nuk jam në gjendje t’i përballoj shkollën, spitalin. Doktor këtu nuk kemi. Duhet të kishim kushte, veshmbathje, jo në këtë gjendje. Nuk kanë asnjë gjë. Torturohen jashtë mase. Kur vijnë fëmijët nga shkolla kërkojnë babin, nuk kam çfarë t’i them. Vijnë dy orë në këmbë, janë larg të lodhur e copëtuar dhe më kërkojnë bukë. Kur s’kam, jam e detyruar t’i vë në gjumë.  Kur flemë në darkë, flemë me merak se po na afrohet ndonjë ujk, derr i egër, arusha. Kam frikë për fëmijët. Telat i kemi në kokë, do na zërë korrenti. Bie shi, shembet shtëpia. Tavanin e kam me llamarina, gropa-gropa. Kurse dyshemenë e kam me baltë. Banjë nuk kam, ndaj fëmijët i laj këtu afër sobës me govatë.”

Kushtet e tyre janë të tmerrshme, ndikuar edhe nga largësia e madhe dhe izolimi. Duke ia vështirësuar jetën edhe më shumë. Por, tashmë me vdekjen e babait, gjendja është vështirësuar edhe më shumë, pasi ata janë krejt të vetëm dhe pa shpresë.

“As krevatet nuk janë të mirë, kur ngrihemi në mëngjes na dhemb kurrizi. Televizor nuk kemi, as frigorifer, asgjë nuk ka këtu. Dhomat nuk janë të suvatuara, është gjithë lagështirë. Plastmasët e dritares lëvizin, sepse nuk ka as xhama. Dhe tavani ngjan sikur do na bjerë mbi kokë. Kemi edhe lopën brenda në shtëpi, se nuk kemi ku ta çojmë dhe e mbajmë këtu. Më përpara kur ishte babi shkonte me lopë, ndërsa tani jam unë, nuk është më babi. Iki me lopë, kur vij e mbyll. Vetëm një lopë kemi. Nuk kam çfarë të bëj tjetër, vetëm këtu mund të rri, nuk kam ku të shkoj.”

Apelin drithërues e ka bërë publike fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, i cili bën me dije se ka hapur fushatën për ndërtimin e një shtëpie për familjen Poka./ TIRANA TODAY

Tags: ApeliatindrithëruesdukeecinHumbënjetënkatermalevemiturveorërrezikuartronditëse

TË LIDHURA

Aktualitet

Rama: Po sikur Italia e Greqia të na thoshin “ikni nga keni ardhur”?

19:51 | 08/06/2026
Aktualitet

Rama ironizon opozitën nga Shkodra: Ndërtonin ditën, prishnin natën

19:35 | 08/06/2026
Aktualitet

Peleg: Shqiptarët do të respektojnë flamurin izraelit në bulevard

18:54 | 08/06/2026
Next Post

Basha-ndërkombëtarëve: Mos ndëshkoni popullin tim. Do t'ia heqim vizën Ramës

Nga “Aleanca Kuq e Zi” te “Balli Kombëtar”, kush është opozita e Ramës

I shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 4 vitesh, ekstradohet nga Greqia 40-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Rama: Po sikur Italia e Greqia të na thoshin “ikni nga keni ardhur”?

by mirseda
19:51 | 08/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, nga Shkodra ka komentuar sloganin “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, në protestat e fundit...

Arbitri i njohur dëbohet nga SHBA, kthehet me urgjencë në Turqi.

19:49 | 08/06/2026

Rama ironizon opozitën nga Shkodra: Ndërtonin ditën, prishnin natën

19:35 | 08/06/2026

Peleg: Shqiptarët do të respektojnë flamurin izraelit në bulevard

18:54 | 08/06/2026

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com