E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Tritan Kalo jep alarmin: Do përballemi me shumë javë kritike kundër Covid-it

Mjeku Tritan Kalo ka paralajmëruar se edhe për shumë javë në vijim do të jemi në situatë kritike në përballjen me pandeminë. Kalo shprehet se për asnjë çast s’duhet të nënvlerësojmë masat.

Po kështu ai ka ngritur edhe një tjetër shqetësim, që lidhet me mjekimin pa marrë vlerësimin nga ana e mjekëve. Ai thotë se nuk mund të bëhet vetë-mjekimi pa një konsultim paraprak me mjekun e familjes, ose një specialist të fushës.

Tritan Kalo paralajmëron se kemi ende shumë punë përpara, ndërsa kërkoi higjienizimin e mjediseve kolektive dhe të mjeteve të transportit publik. Dhe për asnjë çast të mos nënvlerësojnë atë çfarë kemi në dorë për të parandaluar koronavirusin: Maskën, distancimin fizik, higjienën personale.

Statusi

KOHË KOVIDIANE…9.11.2020 dhe për shumë –shumë javë në vijim….JEMI në një situatë të pa dëshirueshme dhe kritike të PËRBALLJES me “flamën mbarë botërore” të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….JETA e gjithkujt është e çmueshme, e plotvlertë dhe e domozdoshme për individin, familjen dhe gjithë shoqërimë tonë….PËR ASNJË ÇAST të vetëm të mos i nënvlerësojmë ato çka kemi në dorë për uljen e “furisë së tërbuar” të kësaj flame: 1- Kufizimin apo bërjen e pamundur të hyrjes së virusit në organizmin tonë duke mbajtur një mbulesë të hundës e fytyrës, MASKËS….2- Qëndrimi në një distancë jo të afërt mes nesh kudo ku një gjë e tillë është e mundëshme, DISTANCIMI FIZIK….3- Largimi nga trupi ynë apo i mjediseve ku jetojmë i këtij virusi jetëlëndues apo më keq edhe jetëmarrës, HIGJENËS PERSONALE dhe asaj KOLEKTIVE….MDH, një trinom të cilin duhet ta kujtojmë për çdo sekondë në këtë periudhë të vështirë të përballjes sonë me “flamën mbarë botërore” të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….

EDHE nënvlerësimi më i vogël i respektimit të këtij trionimi MUNDET të sjellë pasoja të pa korigjueshme për shëndetin dhe jetën tonë….Panik jo dhe vetëm jo, KUJDES dhe DROJË po dhe vetëm po….Frika dhe paniku na ysht të bëjmë veprime dëmprurëse për shëndetin tonë….STOP tollovitjes së mëndjeve tona me GJILLOLLOGJI, kaq shumë të përhapur përmes ekraneve televizive dhe rrjeteve sociale…FRUSTIMIN socio-profesional dhe kërkimin e PROTAGONIZMIT kudo dhe në çdo çast shumë politi-qenër, anal-istë apo kolegë të mos e lënë për t’u kompensuar nga shoqërija e jonë në këto ditë turbulencash, për të bërë të mundur uljen e furisë së infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….STOP të bërit “PORDHITIKË” me këtë shqetsim dhe problem madhor për shëndetin tonë. KENI 30 VITE në PUSHT-SHTET si PD, PS, LSI e kompani dhe NUKU mundët të ngrini në këmbë një SISTEM shëndetsor meritor për NE….NUKU u ngopët ende o “ish-brekëgrisur të para 1990” në këto 30 vite, sa që edhe këto ditë kur gjindet në tehun e thikës jeta dhe vdekja e shumë prej nesh, JU VIJONI të kërkoni “të na shqyeni” nga xhepat edhe qindarkat tona të fundit…..STOP nga gjithkush prej nesh të dy dukurije që sa vjen e bëhen dominuese: 1- VETËMJEKIMI pa një konsultim paraprak me Mjekun e familjes ose një specialist të fushës, 2- apo atë që njihet në praktikën mjeksore si “DOCTORS SHOPPING”, marjen e mendimeve sa te një mjek te tjetri pa i qëndruar kontakteve dhe këshillave të mjekut/mjekes, me të cilin keni kontaktuar dhe keni marë këshilla më së pari….Pandemija NUKU mori fund sikundër u tam-tamizua nga GJITHOLLOGJIA as në Qershor, as në Gusht apo edhe as në Tetor.

Lexo edhe :   Rritet numri i të infektuarve, edhe 4 viktima nga Covid-19
Lexo edhe :   Rritet numri i të infektuarve, edhe 4 viktima nga Covid-19

Kështu ndodh kur shumë prej nesh nuk janë në gjëndje të “dallojmë si dhe sa duhet kekun nga byreku”, dhe gjithllogjinë tonë e shprehim “duke futur hundët” aty ku profesionalisht jemi edhe më pak të lëçitur….KEMI ENDE shumë udhë për të bërë….HIGJENIZIMI i MUNGUAR i mjediseve kolektive apo i mjeteve të transportit kolektiv DUHET të marë fund sa më parë. Më pak kohë e shpenzuar nëpër fushata propogandistike, e më shumë kohë dhe preokupim për higjenën e munguar të Tiranës, Kryeqytetit të Shqiptarisë, POR njëkohësisht edhe të vatrës më të madhe të Pandemisë së infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19…Më shumë BESIM në veten tuaj miq, të afërt, kolegë dhe bashkqytetarë si dhe më shumë BESIM në Punën Perkushtimin e Profesionalizmin e Mantelbardhëve meritorë për këtë emër si dhe të gjithë personelit mjeksor….PËRKUJDESJE maksimale për veten dhe të gjithë ata të cilët gjallojnë rreth jush….BASHKË me siguri do ja dalim t’a fitojmë këtë “betejë me këtë armik të padukshëm” POR shumë jetëlëndues dhe jetëmarrës….Ju duam dhe jemi aty në vijën e parë për t’u kujdesur në ruajtjen e shëndetit tuaj…TOGETHER FOR EVER!!!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...