Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Tragjike/ Babai pëson paralizë, vajza e dëshpëruar: Më ra shtëpia mbi supe, po lë shkollën

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Tragjike/ Babai pëson paralizë, vajza e dëshpëruar: Më ra shtëpia mbi supe, po lë shkollën

Disa javë më parë kryefamiljari i familjes Biba pëson një paralizë që e lë të pamundur për të lëvizur, si pasojë e një sëmundje të rëndë. Duke lënë kështu në mëshirë të fatit tre fëmijët e tij. Pasi dy vite më parë bashkëshortja i humbi jetën si pasojë e një sëmundje të keqe. Jetojnë në fshatin Shëtel në Shijak, me një ndihmë ekonomike vetëm 30 mijë lekë të vjetra. Shahja, Mateo dhe Eridona janë të vetëm dhe të pamundur për ta ndihmuar babin e tyre, i cili ka nevojë sa më shpejtë për ndihmë mjekësore.

“Shumë keq, nuk kemi kushte, asnjë gjë. Kur humbëm mamin e kishim shumë të vështirë sepse unë do kujdesesha për shtëpinë. Më ra e gjithë shtëpia mbi supe, kushte nuk kemi. Tani që u sëmurë dhe babi, po lë e shkollën. Edhe unë dua të shkoj në shkollë si gjithë të tjerët. Por, nuk kam çfarë të bëj, do të rri në shtëpi tani që të kujdesem për babin. Ju lutem na ndihmoni për kurimin e babit, sepse nuk ka kush të kujdeset për ne.”

“Për herë të parë më ka rënë në prill, më kapi këmbën e dorën. Pastaj më mbrapa pas 3 muajsh, në 12 të natës. Ishim duke fjetur gjumë dhe unë mundohem të dal jashtë. Por, kisha dridhje trupi e nuk flisja më. As nuk lëvizja fare,”-rrëfen më vështirësi Ismaili.

Ndërkohë, Mateo edhe pse është në moshë të vogël, përsëri e ndjen peshën e problemeve.

“Isha duke fjetur te divani tjetër dhe babi nuk po fliste më. Kur u sëmurë babi mendova se nuk do të ngjallej më. Unë e nxjerr babin të dalë. E mbaj, por me frikë. Sepse kam hall se mos rrëzohet. I lutemi Zotit që të kurohet sa më shpejt. Nuk ka kush të kujdeset për ne mbrapa.”

Veç pamundësive të shumta ekonomike, Shahja, vajza e madhe do të braktisë edhe shkollën, pasi i duhet të kujdeset për babin. Janë tre fëmijë të frikësuar për të ardhmen dhe kanë nevojë sa më shpejt për ndihmë dhe pak shpresë.

Shumë keq jemi rritur, duke na falur njerëzit gjëra. Gjithë gjërat që janë për shtëpi na i kanë falur njerëzit. Shumë keq, më shumë spitaleve. Ishim vetëm, nuk kishim njeri, as të hanim nuk kishim e asnjë gjë. Asnjë gjë. Keq, nuk kemi kushte. Duhen lekë, duhen gjëra për babin. Nuk ka ilaçe. Është pa ilaçe. Nuk kemi lekë që t’i blejmë. Unë këtë vit hyj në vit të tretë, por nuk do të shkoj në shkollë. Është vetëm babi dhe më duhet të lë shkollën. Nuk mund t’ia dalim, e kemi shumë të vështirë.”

Ngjarjen e rëndë e ka publikuar fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, i cili bën apel për t’i ardhur në ndihmë familjes Biba. E cila ka nevojë urgjente për ndihmë, në mënyrë që kryefamiljari të shpëtojë dhe tre fëmijët të mos mbeten në mes të katër rrugëve./ TIRANA TODAY

Tags: 3 fëmijëtapelbabaibraktis shkollënFamilja BibandihmëparalizeShijak

TË LIDHURA

E rëndë në Maliq/ E moshuara gjendet e pajetë në banesë
Aktualitet

E rëndë në Maliq/ E moshuara gjendet e pajetë në banesë

14:05 | 14/03/2026
Kundër resortit! S’ka festë për ta, banorët e Rrjollit sërish në protestë
Aktualitet

Kundër resortit! S’ka festë për ta, banorët e Rrjollit sërish në protestë

12:52 | 14/03/2026
Bulqizë/ 35-vjeçari dhunon babain dhe vëllain, policia e vendos në pranga
Aktualitet

Bulqizë/ 35-vjeçari dhunon babain dhe vëllain, policia e vendos në pranga

11:21 | 14/03/2026
Next Post
Detajet e para/ Të shtëna me armë zjarri në Selenicë të Vlorës, një i plagosur

Fushë Krujë-Laç/ Makina merr përpara biçikletën, ndërron jetë 50-vjeçari

Në krye të “Vetëvendosjes” në Shqipëri? Ditmir Bushati ‘thyen’ heshtjen

Në krye të “Vetëvendosjes” në Shqipëri? Ditmir Bushati 'thyen' heshtjen

“Tërmeti i Bablokut të madh ishte aq i fortë…”, PDIU komenton raportin e ODIHR-it

“Tërmeti i Bablokut të madh ishte aq i fortë...”, PDIU komenton raportin e ODIHR-it







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Trump largon Richard Grenell nga drejtimi i Qendrës ”Kennedy”
Bota

Trump largon Richard Grenell nga drejtimi i Qendrës ”Kennedy”

by mirseda
14:31 | 14/03/2026
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vendosur që të largojë Richard Grenell nga drejtimi i Qendrës Kennedy...

“Është thuajse i mposhtur”/ Trump: Irani kërkon një marrëveshje, por unë nuk e dua!

“Është thuajse i mposhtur”/ Trump: Irani kërkon një marrëveshje, por unë nuk e dua!

14:06 | 14/03/2026
E rëndë në Maliq/ E moshuara gjendet e pajetë në banesë

E rëndë në Maliq/ E moshuara gjendet e pajetë në banesë

14:05 | 14/03/2026
Anija greke goditet me raketë në Detin e Zi, në bord ndodheshin 24 persona

Anija greke goditet me raketë në Detin e Zi, në bord ndodheshin 24 persona

14:01 | 14/03/2026
Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

13:32 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com