Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Topalli: Me fat që s’jam pjesë e kalbësirës politike. Dokle: S’ka nivel kulturor

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Topalli: Me fat që s’jam pjesë e kalbësirës politike. Dokle: S’ka nivel kulturor

Kryesuan Kuvendin në kohë të ndryshme, dhe secili la shenjën e tij në drejtimin e seancave plenare. Jozefina Topalli dhe Namik Dokle, në 100 vjetorin e Parlametarizmit nuk e fshehin trishtimin për nivelin dhe cilësinë e përbërjes së Kuvendit të Shqipërisë sot.

“Sigurisht që është për tu fshirë nga kujtesa, që mos të ndodhë kurrë më që në Parlament shqiptarët të përfaqësohen nga krimi apo nga pala tjetër që janë më shumë klloun sesa përfaqësues të shoqërisë shqiptare. Jam me fat që s’jam pjesë e kësaj kalbësire politike aktuale, të zhytur në korrupsion dhe papërgjegjshmëri”, thotë Topalli.

“Nga një legjislaturë në tjetrën, sikur ka rënë nivel kulturor i Parlamentit. Pra ka më shumë sharje, sesa kulturë. Ka më shumë grindje sesa argumente dhe kjo për mendimin tim është një nga të metat e këtij Parlamenti. Duhet menduar për të ngritur nivelin kulturor”, thotë Dokle.

Jo vetëm legjislaturën më të dobët, por edhe më të mirën se kanë vështirë ta kujtojnë. “E privilegjuar që kam drejtuar Kuvendin kur u hoqën vizat dhe futëm vendin në NATO. Dua të shoh anët pozitive. Sfidat dhe vështirësitë e një kryetari të Parlamentit janë të pashmangshme, unë s’dua të kujtoj pjesët që më kanë lënduar ndonjëherë apo më kanë bërë të gaboj herë tjetër. Dua të shoh gjërat e bukura që janë realizuar”, thotë më tej Topalli.

“Është e vështirë ta përcaktosh dhe varet nga këndvështrimi i atij që bën përcaktimin, por unë si politikan kënaqësinë më të madhe pune e kam ndjerë në legjislaturën 92-96 . Më vjen ndërmend se ndofta në atë kohë unë kam drejtuar grupin parlamentar të opozitës socialiste që e solli PS në pushtet për herë të parë”, shprehet Dokle.

Në këtë përvjetor jubilar, Parlamenti nuk e gëzon përbërjen e tij të plotë prej 140 deputetësh, për shkak të krizës politikës. Zgjidhjen e shohin në mënyra të ndryshme.

“Ka ndodhur diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë 100 vjeçare të Parlamentit. Opozita ka dezertuar detyrën e saj, misionin e saj për t’ju kundërvënë qeverisë. Zgjidhja është largimi i 4 personazheve që mbajnë peng vendin. Palët lëvizin në dy shina kryesore në pazare dhe shantazhe. Kanë një emërues të përbashkët paranë”, shprehet Topalli.

“Shiko se thonë se trimëria pas lufte dhe urtësia pas Kuvendi nuk vlejnë. Këshilla ime do kishte qenë para se të merrej ai vendim që u mor. Një vendim krejtësisht absurd, braktisja e Parlamentit”, tha Dokle.

Dy ish kryeparlamentarët janë larguar me mënyra të ndryshme nga jeta politike. Por, a e mendojnë rikthimin? Ndryshe nga ish kolegu i saj, Jozefina Topalli nuk është indiferente.

“Nuk kam qene asnjëherë indiferente ndaj zhvillimeve të vendit tonë. Po kam një bindje të brendshme që diçka duhet bërë. Duhet një lëvizje për të ndryshuar dhe është e mundshme dhe shqiptarët mund ta bëjnë, dhe mbi të gjitha mund ta bëjnë të rinjtë”, shprehet Topalli.

“ Jo, jo, jo. Nuk më mungon Parlamenti. Jam i vetmi kryetar që jam larguar duke dhënë dorëheqjen. Ka ndodhur në vitin 2002. Në momentin kur u krijua konflikti institucional midis Parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese, unë si kryetar dhashë dorëheqjen, për t’i hapur rrugë zgjidhjes së këtij ngërçi institucional. Dhe unë mendoj se kam bërë veprim të drejtë”, thotë Dokle.

E hëna shënon edhe 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjës, ku për herë të parë u krijua senati që do njihej më pas si Kuvendi i Shqipërisë. /Top Channel

 

Tags: jozefina topallikuvendiNamik Dokle

TË LIDHURA

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare
Aktualitet

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut
Politikë

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi paraqitet në Gjykatën e Lezhës!
Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi paraqitet në Gjykatën e Lezhës!

10:47 | 10/03/2026
Next Post
Pse më ke tradhtuar? Olsi dhe Fiorentina përballen live

Pse më ke tradhtuar? Olsi dhe Fiorentina përballen live

Pas skandalit te “Unaza e Re”, zbulohet projekti sekret për shembjen e banesave pranë Lanës

Aksident në aksin Velipojë-Shkodër, humb jetën 32-vjeçarja

Hoqi dorë nga statusi mbretëror, ja çfarë bën i ati për Harry-n

Hoqi dorë nga statusi mbretëror, ja çfarë bën i ati për Harry-n







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi
Bota

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi

by mirseda
11:32 | 10/03/2026
0

Pesë lojtare të ekipit kombëtar iranian të futbollit për femra kanë marrë viza humanitare nga qeveria australiane...

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

11:20 | 10/03/2026
Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

10:57 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com