E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Pse më ke tradhtuar? Olsi dhe Fiorentina përballen live

Ndonëse kanë kaluar 3 vite nga “Big Brother 9”, Olsi dhe Fiorentina ende mbahen mend si një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku. Ata janë përballur sot tek “E diell”, për të sqaruar çfarë ndodhi mes tyre.

Fiorentina e akuzoi Olsin se e ka tradhtuar, ndërsa Olsi tha se krisja erdhi pasi Fiorentina ishte shumë xheloze.

Fiorentina: Pse më ke gënjyer?

Olsi: S’të kam gënjyer.

Fiorentina: Më ke gënjyer, sepse ti ke thënë që s’do ndahemi kurrë dhe mes ne të dyve nuk do të ketë një të tretë. Dhe nuk e mbajte fjalën.

Olsi: Jetojmë në një vend që çfarë s’po shohim, po ndahet burri me gruan. Burri po martohet, gruaja po martohet. Nuk i thotë gruaja gjithmonë burrit ‘Të dua, të dua, të dua’. Edhe ti më ke kërkuar të të them të dua.

Fiorentina: Jo, nuk e kam thënë.

Olsi: Unë do doja të më thoje ‘ik, dil bëj çfarë të duash’.

Fiorentina: Kur më doje aq fort, pse më ke tradhtuar?

Olsi: Ku di gjë unë, kam qenë i vogël, jam 30 vjeç tani.

Ervin Kurti: Do e mendoje një rikthim me Fiorin, nëse do ishte më pak xheloze?

Olsi: Jo. E ka të lindur xhelozinë. Ajo bëhej xheloze edhe për kamarieren.

Ervin Kurti: E harruat njëri-tjetrin?

Fiorentina: Na ka ngelur respekti për njëri-tjetrin.

Ervin Kurti: Do riktheheni më bashkë apo jo?

Olsi: Po bëra dasmë do ta ftoj, po bëri dasmë ajo, po më ftoi, do t’i shkoj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...