E premte, 22 Janar, 2021
10 C
Tirana

Tmerri i “Çoles” drejt lirimit, i martuar në burg me kushërirën e krahut të tij të djathtë

Ish-kreu i bandës së “Çoles”, Myrteza Çaushi ose i njohur ndryshe si Zani, më herët ka kërkuar lirimin e tij me kusht. Edhe pse i dënuar me burg përjetë, Çaushi kërkon që Gjykata e Korçës të ndryshojë vendimin e marrë ndaj tij. Zani Çaushi, më 17 korrik do të paraqesë provat para gjyqtarit Seljadin Pysqili, që ende nuk ka marrë një vendim. Çaushi përmes avokatit të tij mbrojtës, pretendon se ka kryer 25 vite dënim ose ndryshe 3/4 e dënimit dhe ka pasur sjellje të mirë në burg, ndaj kërkon lirimin me kusht.

Kapobanda i lagjes Çole në Vlorë, është dënuar për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale të viteve ’97. Gjatë kohës kur vuante dënimin në burgun e Burrelit, ai u martua dhe u bë babai i një djali.

Në një intervistë në News 24, gazetarja Klodiana Lala tha se në fakt Çaushi është martuar prej disa vitesh, me kushërirën e krahut të tij të djathtë Afrim Rami, i njohur ndryshe si Luçiano. Ky i fundit i vrarë disa vite më parë.

Zani është martuar në burgun e Burrelit, pas disa vitesh njohjeje me Arianën. Në një ceremoni private martesore, ka qenë i pranishëm drejtori i burgut, nëna dhe vëllai i Arianës si dhe përfaqësuesit e gjendjes civile. Në fund të shtatorit 2010 erdhi në jetë fëmija tyre i parë që ishte një djalë. Aktualisht Zani Çaushi vuan dënimin në burgun e Drenovës.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krizë totale, Liverpooli humbet ndaj modestëve të Anglisë

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë...

Vrasja e Aleks Nikës, Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të Berishës

10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin...

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike...

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...