Ditën e sotme është duke u zhvilluar në Thumanë ceremonia mortore për dy nga familjet që humbën jetën prej tërmetit. Bëhet fjalë për familjet Cara dhe Gregu. Ku nga familja Cara, janë gjashtë anëtarë, viktima të tërmetit. Ndërsa nga familja Gregu, humbi jetën Pëllumb Çelike dhe Saimir Gregu.
Në Thumanë ka arritur dhe Kryeministri Rama, i cili ka publikuar edhe disa video prekëse nga ceremonia. Duke i shoqëruar me hashtagun #TiNukDoJeshKurrëVetëm, dhe me disa emoji në lot. Në pamjet e publikuara kuptohet gjëndja e rënduar që është te familjarët. Të cilët janë të dëshpëruar dhe në lot.