Pas thirrjes së KQZ-së për dorëzimin e emrave të propozuar për KZAZ-të, vjen përgjigja e Partisë Socialiste. Kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike, Taulat Balla tha në një deklaratë për mediat se emrat do të dorëzohen brenda ditës së sotme.
“Brenda ditës së sotme do të dorëzojmë në KQZ emrat e anëtarëve të propozuar nga PS për KZAZ. Çdo parti politike ka detyrimin për t’iu përgjigjur afatit të depozitimit”, tha Balla.
Ai foli edhe për emrat e kandidatëve për kryebashkiakë, teksa tha se listat do të bëhen publike së shpejti.
Jemi konsultuar me qytetarët për listat e kandidatëve për kryebashkiakë. Në një pjesë të madh procesi i zgjedhjes së kandidatëve ka përfunduar. Së shpejti do bëjmë publike listat. Nuk besoj se PD do marrë pjesë në zgjedhjet vendore të qershorit.”