E mërkurë, 22 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

Detyra e re për Gjiknurin/PD: Ai duhej të ishte në burg

Menjëherë pas caktimit të detyrës së re për Damian Gjiknurin, si sekretar për Reformën Zgjedhore në PS, një reagim ka ardhur nga ana e PD-së. Përmes zëdhënëses Ina Zhupa, PD i përmend Gjiknurit çështjen e vjedhjes së votave në Dibër, e njohur ndryshe si dosja 184. Ajo citon më tej se personi që duhej të ishte në burg, sot ka marrë stafetën të jetë në krye të reformës zgjedhore.

Kryesia Socialiste i ngarkoi sot ish-ministrit të Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, funksionin e Sekretarit dhe Koordinatorit të Reformës Zgjedhore. Sipas PD-së, personi që sot duhej të ishte në burg si përgjegjës për falsifikimet e projektit tek “Unaza e Re” merr postin e kreut të reformës zgjedhore, ndërsa shton se opozita shqiptare është e vendosur për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve me modelin si ‘Dosja 339’ dhe ‘Dosja 184’.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...