Aktori turk i njohur me rolin e ‘Kahraman’ në serialin ‘Një pjesë e imja’ , Ozcan Deniz, kishte dhënë sinjalet se i kishte dhënë fund martesës. Të paktën kështu shkruanin mediat rozë në Turqi, por siç duket paskan qënë veçse thashetheme.
Muaj më parë mediat turke shkruajtën se Ozcan dhe Feyza Aktan po divorcohen, dhe arsyeja ishte harxhimi i parave nga kjo e fundit.
Por edhe heshtjes i ka ardhur fundi.
Me një foto në Instagram, çifti shihet teksa ironizojnë mediat.
‘A është mjaft e qartë’, shkruhet bashkëngjitur fotos, duke treguar se jo vetëm që nuk do të ndahen, por çifti po jeton sërish momente të lumtura.