E martë, 28 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

Detajet/ Rama ftoi në Kongres Fatos Nanon, zbulohen porositë që u dha deputetëve

Kryeministri Edi Rama ka dhënë disa porosi në prag të Kongresit të Partisë Socialiste që mbahet në 23 mars.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Rama u ka kërkuar deputetëve dhe ministrave që të sigurojnë pjesëmarrje masive në Kongres, si dhe ka kërkuar që në seancat parlamentare të flasin të gjithë deputetët, praktikë kjo e ndjekur edhe në seancën e fundit.

“Jemi në normalitet parlamentar. Në seanca duhet të flasin të gjithë deputetët. Të nisin diskutimet për kandidatët për këshillat bashkiakë si dhe diskutimet në bashki”- ka thënë Rama.

Pavarësisht protestave, Rama ka thënë se pavarësisht protestave të opozitës, vendi ndodhet në normalitet parlamentar dhe kërkoi nga deputetët të nisin diskutimet në bashki në kuadër të zgjedhjeve lokale të qershorit.

Sa i takon Kongresit, mësohet se Rama ka ftuar edhe ish-kryeministrat socialistë ndër vite, mes tyre Fatos Nano.

Kongresi do të nisë punimet në orën 10:00 tek Pallati i Kongreseve dhe do të jetë i ndarë në 3 sesione, ndërsa fjalën kryesore do ta mbajë kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i partisë.

Ftesë për të mbajtur fjalë i është bërë edhe ish kryeministrit Fatos Nano.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...